Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të dënuar për trafik narkotikësh, kapen në Tiranë dy të shpallurit në kërkim ndërkombëtar

Editor by Editor
September 19, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Të dënuar për trafik narkotikësh, kapen në Tiranë dy të shpallurit në kërkim ndërkombëtar
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona janë vënë në pranga nga policia me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi rezultojnë të dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy këta persona janë dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Gjakovës dhe ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 17”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh. 

Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Kosovë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.  

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 17”, kapi në Tiranë dhe vuri në pranga shtetasit:

A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.   

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë”, njofton policia.

Previous Post

Si ndodhi tragjedia në Has, viktima shpëtoi bashkëshorten, më pas u fut të shpëtonte nënën por humbën jetën të dy

Next Post

Lamtumira e fundit për ish-deputetin Gerti Bogdanit, nisin homazhet në ambientet e Kuvendit

Next Post
Lamtumira e fundit për ish-deputetin Gerti Bogdanit, nisin homazhet në ambientet e Kuvendit

Lamtumira e fundit për ish-deputetin Gerti Bogdanit, nisin homazhet në ambientet e Kuvendit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al