Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qarkullonte me “Audi” të blinduar dhe me armë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Editor by Editor
September 19, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Qarkullonte me “Audi” të blinduar dhe me armë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
0
SHARES
116
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se i riu qarkullonte me një “Audi” të blinduar, me targa gjermane dhe i armatosur. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”.

Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Previous Post

“In Memoriam Gerti Bogdani!” Me zërin që i dridhej dhe në lot, Grida Duma: Nuk do e imagjinoja kurrë të flisja në kujtim të tij

Next Post

Sherr me sende të forta mes shqiptarit dhe palestinezit në Greqi, të dy përfundojnë në spital

Next Post
Tentoi t’i shpëtojë arrestimit, kapet në Greqi 45-vjeçari shqiptar

Sherr me sende të forta mes shqiptarit dhe palestinezit në Greqi, të dy përfundojnë në spital

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al