Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha mban një fjalim emocionues në nderim të Bogdanit: I pavdekshëm në kujtimet tona

Editor by Editor
September 18, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha mban një fjalim emocionues në nderim të Bogdanit: I pavdekshëm në kujtimet tona
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur një mirënjohje të thellë për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili ndodhi të ndahet nga jeta pas një arresti kardiak.

Në një fjalim prekës, Berisha e përshkroi Bogdanin si një lider të shquar dhe një mik të çmuar, duke theksuar kontributin e tij për PD-në dhe Shqipërinë.

 “Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë.

Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi humbur njërin prej nesh.

Njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, që e kemi dashur, e kemi respektuar dhe çmuar si një mik të rrallë, fisnik, që na jepte nder të gjithëve.

Po, për Gerti Bogdanin papritmas dhe krejt para kohe, në moshën më të bukur, në kulmin e rinisë së burrit, të forcës dhe maturisë së tij, dielli perëndoi sot përgjithmonë.

I dashur Gerti, ike dhe u ndave nga ne dhe ti do mungosh shumë jo vetëm fëmijëve, bashkëshortes së nderuar, prindërve të dashur, por i sigurt si rrallë kush tjetër edhe të gjithë atyre që të kanë njohur, që kanë punuar me ty, atyre që ti ke drejtuar apo që kanë pasur fatin dhe kanë gëzuar miqësinë tënde.

Gerti, ti ike, por ti nga fëmijëria e hershme gjer sot, bëre sa askush tjetër krenar familjen, prindërit e tyre, bashkëshorten, fëmijët, bashkëmoshatarët e tu në shkollë, tiranasit e tu, brezin tënd, demokratët dhe demokratet, mijëra e mijëra të rinj që i drejtove me talent dhe pasion të PD-së.

Të gjithë ata shqiptarë apo miq të huaj që punuan me ty, në shkolla Gerti Bogdani, në Tiranë apo Nju Jork, ishte më i pari ndër të parët dhe u laureove me medalje të arta.

Por më të artë se çdo gjë tjetër ti kishe atë harmoni që Zoti i madh rrallë e dhuron njeriut, harmoninë midis pamjet dhe shpirtit.

Kishe fisnikëri, civilitetin, ndershmërinë, maturinë, të cilat të bënin ty një bir shembullor, një prind dhe bashkëshort, qytetar, mik dhe shok të pashembullt.

Udhëheqës të dashur të të rinjve demokratë, qeveritar, deputet dhe përfaqësues i përkushtuar dhe dinjitoz i qytetarëve të Tiranës.

Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë.

Ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë.

Me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, ne përjetojmë sonte largimin tënd.

Por gjithashtu ne të premtojmë se do jesh i pavdekshëm, do jesh i përjetshëm në kujtimet tona dhe të të gjithë atyre që të kanë njohur.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj teje për gjithçka bëre, për PD-në, për brezin tënd, për Tiranën, për Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

Previous Post

A mund t’ju mbrojë kafja nga sëmundjet e mëlçisë?

Next Post

Nazmi Selmani dhe nipi i tij lirohen nga burgu pas kërcënimit ndaj Armand Dukës

Next Post
Nazmi Selmani dhe nipi i tij lirohen nga burgu pas kërcënimit ndaj Armand Dukës

Nazmi Selmani dhe nipi i tij lirohen nga burgu pas kërcënimit ndaj Armand Dukës

Barça “prek” titullin, mund Real Madridin në “El Classico”, gola dhe spektakël
AKTUALITET

Barça “prek” titullin, mund Real Madridin në “El Classico”, gola dhe spektakël

by Editor
May 11, 2025
0

Titulli është thjeshtë formalitet. Barcelona mund 5-3 Real Madrid, në “El Classicon” e luajtur në këtë të shtunë. Los Blancos...

Read moreDetails
U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Ja kush është personi me të cilin u përballa sot

U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Ja kush është personi me të cilin u përballa sot

May 11, 2025
EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Milot, zihen dy persona në Qendrën e Votimit, Policia: Nuk gjetëm gëzhoja

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Milot, zihen dy persona në Qendrën e Votimit, Policia: Nuk gjetëm gëzhoja

May 11, 2025
FOTO/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh nuk largohet nga qendra e votimit, intimidon votuesit dhe komisionarët

FOTO/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh nuk largohet nga qendra e votimit, intimidon votuesit dhe komisionarët

May 11, 2025
Sekretarja e Rakip Sulit dhe 3 vajza të tjera kapen ‘mat’ me lista në duar, kërcënojnë personin që i filmoi: Ik andej se të zhduka fare! Plerë e dreqit

Sekretarja e Rakip Sulit dhe 3 vajza të tjera kapen ‘mat’ me lista në duar, kërcënojnë personin që i filmoi: Ik andej se të zhduka fare! Plerë e dreqit

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barça “prek” titullin, mund Real Madridin në “El Classico”, gola dhe spektakël

Barça “prek” titullin, mund Real Madridin në “El Classico”, gola dhe spektakël

May 11, 2025
U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Ja kush është personi me të cilin u përballa sot

U procedua penalisht, reagon Flamur Noka: Ja kush është personi me të cilin u përballa sot

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al