Tuesday, June 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Miratohet sot në Kuvend, Çfarë parashikon Urdhri i ri i Mjekëve: Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati! Gjoba deri në 1 mln lekë, pezullim deri në heqje licence për kë abuzon

Editor by Editor
September 12, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Shendet
0
Miratohet sot në Kuvend, Çfarë parashikon Urdhri i ri i Mjekëve: Jo më shumë se 50 orë pune në muaj te privati! Gjoba deri në 1 mln lekë, pezullim deri në heqje licence për kë abuzon
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi diskuton sot aktin normativ për ndryshimet e Urdhrit të Mjekut, miratuar më 1 gusht 2024 në mbledhjen e qeverisë.

Por çfarë parashikon ky akt normativ që synon rregullimin e aktivitetit të mjekëve që duan të punojnë njëkohësisht në spitale publike dhe në ato jo publike por pa cënuar aktivitetin profesional tek të parat

Jo më shumë se 12 orë në javë në privat
Në Urdhrin e ri të Mjekëve specifikohet se një mjek nuk mund të punojnë në spitale apo klinika privat më shumë se 30 % të orëve mujore, që punon në sistemin shëndetësor publik. E thënë ndryshe, nëse marzhi maksimal i punës me ligj në institucione shëndetësore publike parashikohet 5 ditë nga 8 orë, ose 40 orë në javë pra, përllogaritet se në privat nuk mund të punojnë më shumë se 12 orë në javë

Nuk lejohet t’i sugjerojë pacientit klinikën e vet
Gjithashtu i ndalohet t’i sugjerojë pacientit që ka shkuar për trajtim dhe shërbime në spitalin publik ta orientojë drejt spitalit jo publik ku ai ushtron profesionin

Të mos u kërkojë pacientëve, që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor publik për trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i drejtohen institucionit shëndetësor jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij” thuhet në pikën D që i shtohet  nenit 8 të Urdhrit.

Në dorë të drejtorit
Tek Urdhri i Mjekut është shtuar një nen totalisht i ri, neni 8/a që përcakton dhe kriteret që duhet të plotësohen për të pasur dypunësim, shtet dhe privat dhe kush përjashtohet. Nëse një mjek kërkon të ushtrojë profesionin tek privati duhet ti bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar.  Në rast se titullari vlerëson se puna e dytë mund të pengojë kryerjen e detyrës në spitalin shtetëror e cënon, apo ka konflikt interesi atëherë e refuzon.

 Të gjithë në regjistër publik elektronik 
Në rast se titullari vlerëson se nuk ka pengesa, miraton kërkesën dhe njofton ministrinë e Shëndetësisë. Kjo e fundit bën publikimin e të dhënave të këtij mjeku në një regjistër publik elektronik. 

Kush përjashtohet?
Nuk mund të punojnë në privat mjekët që janë të punësuar në spitale publike të cilat kanë përfituar statusin e autonomisë spitalore.

Veç spitalit Memorial të Fierit, në janar të këtij viti kryeministri deklaroi se  i ishte dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, edhe Qendrës Spitalore Universtiare “Nënë Tereza”, Spitalit rajonal Durrës, Spitalit rajonal Vlorë, Spitalit rajonal Lezhë dhe Spitalit rajonal Shkodër.Ndërsa pas dy vitesh pritet tu jepet karta e autonomisë financiare. 

Gjithashtu mjekët që mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik, e kanë të ndaluar kategorikisht të mbajnë funksione drejtuese të çdo niveli në një institucion shëndetësor jopublik.

Nga gjoba ne pezullim te licences
Në nenin 17 të Urdhrit të Mjekut parashikohen dhe masat disiplinore që merren për mjekët që kryejnë shkelje të etikës, të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ose ka bërë gabime teknike.

Ato janë
Masa: Vërejtje;
– Pezullim për të realizuar shërbime të caktuara mjekësore, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 3 (tre) vjet; 
-Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut në tërësinë e saj, për një periudhë nga 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet;
-Gjobë me vlerë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë;
– Heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut. 

Procedimi disiplinor fillon brenda 5  vjetëve nga momenti i kryerjes së shkeljes. Në rastin kur mjeku ushtron detyrën në të njëjtin institucion shëndetësor, ku ka kryer shkeljen disiplinore, procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të saj.

Masa disiplonore vërejtje shuhet 3 vjet pas dhënies apo përfundimit të saj. Masa e pezullimit shuhet pas 5 viteve të përfundimit të periudhës së pezullimit apo të pagimit të gjobës. Ndërsa nëse një mjeku i hiqet licenca nuk kthehet më. 

Kush gjykon penalitetet? 
Shkrihen komisionet e gjykimit disiplinor profesional të cilat kanë qenë të ngritura dhe në nivel qarku dhe tani do të ketë vetëm dy struktura. Komisioni i disiplinës që funksionon pranë Urdhrit të Mjekëve, si dhe Komisioni i Apelimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. 
Komisioni heton e gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara dhe të seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit të Mjekëve, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. Realizon shqyrtimin e ankesave, hetimin administrativ dhe, në rast konstatimi të shkeljeve, cakton me vendim masat disiplinore. 

Këto vendime brenda 10 ditësh mund të ankimohen tek komisioni i Apelimit që ngrihet pranë ministrisë së Shëndetësinë. Përbërja e të dy komisioneve rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Komisionit të Apelimit është i ankueshëm në Gjykatën Administrative por ky ankimim nuk pezullon zbatimin e vendimit të këtij komisioni.

Previous Post

Mario Mitaj nis aventurën arabe

Next Post

Boban kritika Milanit: Nuk e kuptoj cili është roli i Ibrës në skuadër

Next Post
Boban kritika Milanit: Nuk e kuptoj cili është roli i Ibrës në skuadër

Boban kritika Milanit: Nuk e kuptoj cili është roli i Ibrës në skuadër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Zoti i bekoftë të dy”/ Trump: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është në fuqi! E dija që tani ishte koha për paqe

“Zoti i bekoftë të dy”/ Trump: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është në fuqi! E dija që tani ishte koha për paqe

June 24, 2025
Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme/ Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme/ Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

June 24, 2025
Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

June 23, 2025
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

AKTUALITET

“Zoti i bekoftë të dy”/ Trump: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është në fuqi! E dija që tani ishte koha për paqe

by Editor
June 24, 2025
0

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është tashmë në fuqi dhe bëri thirrje që ai të...

Read moreDetails
Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme/ Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme/ Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

June 24, 2025
Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

Përballja me Zegjinenë në parlament, Gazment Bardhi flet për herë të parë: Ja pse më sulmoi!

June 23, 2025
FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

June 23, 2025
Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

June 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Zoti i bekoftë të dy”/ Trump: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është në fuqi! E dija që tani ishte koha për paqe

“Zoti i bekoftë të dy”/ Trump: Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është në fuqi! E dija që tani ishte koha për paqe

June 24, 2025
Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme/ Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme/ Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

June 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al