Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vijon ikja pa kthim! BE dha 75 mijë leje qëndrimi në 2023, në 15 vjet 920 mijë të larguar

Editor by Editor
September 12, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Vijon ikja pa kthim! BE dha 75 mijë leje qëndrimi në 2023, në 15 vjet 920 mijë të larguar
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit, dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë (shifra është rishikuar në rritje me rreth 4 mijë persona, nga raportimi i një viti më parë).

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë. Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore të rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT, tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona.

Vetëm ata që kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në BE për periudhën 2011-2023 ishin rreth 660 mijë persona, sipas të dhënave të Eurostat.

**Lejet e qëndrimit në Europë**

Sipas Eurostat, më shumë se 3.7 milionë leje qëndrimi të para u lëshuan në BE për qytetarët jo-BE në vitin 2023, një rritje prej 4.7% krahasuar me vitin 2022 dhe numri më i lartë i regjistruar deri më sot. Punësimi mbeti arsyeja kryesore për dhënien e lejeve të qëndrimit në vitin 2023, duke zënë 33.8% (1.3 milionë) të të gjitha lejeve të qëndrimit të lëshuara, duke treguar një rënie modeste krahasuar me vitin 2022 (-0.4%; -4 662).

Arsyet familjare përbënin 26.4% (986 453) të të gjitha lejeve, duke reflektuar një rritje prej 6.4% (+58 943) krahasuar me vitin 2022. Arsyet e tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, përbënin pothuajse të njëjtën peshë (25.6%; 956 646), me një rritje prej 5.3% (+48 406). Arsyet arsimore përfaqësuan 14.3% (534 558) të të gjitha lejeve të para të qëndrimit, duke përfaqësuar rritjen më të madhe të përgjithshme prej 13.5% (+63 674).

Në vitin 2023, numri më i madh i lejeve të qëndrimit për herë të parë iu dha qytetarëve të Ukrainës (307 313), të ndjekur nga Bjellorusia (281 279) dhe India (207 966)./Monitor

Vijon ikja pa kthim! BE dha 75 mijë leje qëndrimi në 2023,
Previous Post

E PLOTË/ Përplasja Bardhi-Rama, çfarë ndodhi në Kuvend gjatë interpelancës për mbetjet toksike

Next Post

Publikohet videoja/ Momenti heroik kur këngëtari i famshëm shpëton gruan që po hidhej nga ura

Next Post
Publikohet videoja/ Momenti heroik kur këngëtari i famshëm shpëton gruan që po hidhej nga ura

Publikohet videoja/ Momenti heroik kur këngëtari i famshëm shpëton gruan që po hidhej nga ura

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al