Monday, November 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përballja e parë Harris-Trump/ Kush e fitoi? Dy kandidatët presidencialë kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit

Editor by Editor
September 11, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Përballja e parë Harris-Trump/ Kush e fitoi? Dy kandidatët presidencialë kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA– Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika luftarake mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Nënpresidentja Harris, 59 vjeçe, kritikoi synimin e zotit Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla.

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, tha zonja Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra.

Zoti Trump, 78 vjeç, kritikoi zonjën Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve. Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Inflacioni, tha ai, “ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët.” Debati filloi me një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve, të cilët nuk ishin takuar më parë.

Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën mes Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe agresionin rus në Ukrainë, megjithëse asnjëri nuk ofroi plane specifike për zgjidhjen e këtyre konflikteve.

Demokratja Harris akuzoi republikanin Trump se ishte i gatshëm të të tërhiqte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën për të fituar favorin e Presidentit rus Vladimir Putin, duke e quajtur zotin Trump një “turp”, ndërsa zoti Trump pretendoi se zonja Harris “urren” Izraelin, një pohim që ajo e hodhi poshtë.

Zoti Trump kritikoi Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris për tërheqjen e pa organizuar të trupave amerikane nga Afganistani, duke thënë se ata lanë duart e talebanëve pajisje ushtarake amerikane me vlerë prej miliarda dollarësh.

Zoti Trump, i cili ka kaluar javë të tëra duke bërë sulme personale ndaj zonjës Harris, duke përfshirë fyerje raciste dhe seksiste, kryesisht shmangu fyerjet në fillim të debatit, por u bë gjithnjë e më i zëmëruar nga kritikat e zonjës Harris.

Zoti Trump u pyet nga moderatorët për një nga ato sulme, kur ai tha në një konferencë me gazetarë afrikano-amerikanë në korrik se zonja Harris së fundmi ishte “bërë një person me ngjyrë”.

“Nuk më intereson aspak kjo çështje”, tha ai. “Çfarëdo që ajo dëshiron të jetë është në rregull me mua.”

Zonja Harris, me origjinë zezake dhe aziatike u përgjigj: “Unë mendoj se është një tragjedi që ne kemi dikë që dëshiron të jetë president, i cili vazhdimisht gjatë karrierës së tij është përpjekur të përdorë racën për të përçarë popullin amerikan”.

Ajo kritikoi zotin Trump për shpalljen fajtor nga një juri për fshehjen e pagesave për një aktore e filmave pornografikë, si dhe paditë e tij të tjera dhe një gjyq civil për sulm seksual. Zoti Trump hodhi poshtë këto akuza dhe sërish akuzoi zonjën Harris dhe demokratët se kanë orkestruar të gjitha paditë ndaj tij pa prova.

Ish Presidenti Trump gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të rremë se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden, ishin manipuluar dhe e quajti zonjën Harris një “marksiste” dhe pohoi në mënyrë të rreme se migrantët kanë shkaktuar një rritje të madhe të krimit të dhunshëm në vend.

Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit.

Debatet presidenciale nuk ndryshojnë domosdoshmërisht mendjet e votuesve, por ato mund të jenë shumë të rëndësishme. Paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin me zotin Trump në qershor çoi në tërheqjen e tij nga gara për president më 21 korrik.

Debati, i organizuar nga kanali ABC, u mbajt në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia. Siç ishte rënë dakord nga drejtuesit e fushatave, nuk kishte audiencë të drejtpërdrejtë dhe mikrofonat e kandidatëve ishin të fikur në momentet kur kandidatët nuk e kishin radhën e tyre për të folur./VOA

Previous Post

EMRI/ Detaje të reja nga plagosja në Laprakë! I riu u qëllua nga kushëriri

Next Post

Sali Berisha del nga SPAK: Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike

Next Post
Sali Berisha del nga SPAK: Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike

Sali Berisha del nga SPAK: Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Përplasja me levë e një personi me probleme mendore në mes të ditës shkakton frikë në komunitet. Institutionet: Mungojnë qendrat e trajtimit.

Përplasja me levë e një personi me probleme mendore në mes të ditës shkakton frikë në komunitet. Institutionet: Mungojnë qendrat e trajtimit.

November 3, 2025
Sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita në zgjedhjet e 11 majit?

Sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita në zgjedhjet e 11 majit?

November 3, 2025
Publikohet informacioni mbi shpenzimet, ja sa i janë kushtuar fushatave të PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit.

Publikohet informacioni mbi shpenzimet, ja sa i janë kushtuar fushatave të PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit.

November 3, 2025
SHBA mbështet iniciativën afrikan për të ndaluar përdorimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në vitin 2030.

LAJME

Përplasja me levë e një personi me probleme mendore në mes të ditës shkakton frikë në komunitet. Institutionet: Mungojnë qendrat e trajtimit.

by timoni.al
November 3, 2025
0

Banorët e Kamzës po përballen me frikë dhe pasiguri për shkak të sulmeve të përsëritura nga individë me probleme të...

Read moreDetails
Sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita në zgjedhjet e 11 majit?

Sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita në zgjedhjet e 11 majit?

November 3, 2025
Publikohet informacioni mbi shpenzimet, ja sa i janë kushtuar fushatave të PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit.

Publikohet informacioni mbi shpenzimet, ja sa i janë kushtuar fushatave të PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit.

November 3, 2025
SHBA mbështet iniciativën afrikan për të ndaluar përdorimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në vitin 2030.

SHBA mbështet iniciativën afrikan për të ndaluar përdorimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në vitin 2030.

November 3, 2025
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Picula: Qëndrimi i Komisionit Evropian ndaj autoriteteve serbe ka qenë tepër i butë.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Picula: Qëndrimi i Komisionit Evropian ndaj autoriteteve serbe ka qenë tepër i butë.

November 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja me levë e një personi me probleme mendore në mes të ditës shkakton frikë në komunitet. Institutionet: Mungojnë qendrat e trajtimit.

Përplasja me levë e një personi me probleme mendore në mes të ditës shkakton frikë në komunitet. Institutionet: Mungojnë qendrat e trajtimit.

November 3, 2025
Sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita në zgjedhjet e 11 majit?

Sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita në zgjedhjet e 11 majit?

November 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al