Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Temperaturat e larta i lënë vendin rrebesheve! Parashikimi i motit për këtë javë, shi, stuhi dhe shkarkesa elektrike

Editor by Editor
September 9, 2024
in AKTUALITET, LAJME, SOCIALE, Vendi
0
Temperaturat e larta i lënë vendin rrebesheve! Parashikimi i motit për këtë javë, shi, stuhi dhe shkarkesa elektrike
0
SHARES
90
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta (madje më të larta se mesataret mujore klimatike) tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht.

Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të Evropës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme.

Por në çfarë përkthehet kjo? Kjo përkthehet në rradhe të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë).

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 grad kjo për shkak të erës së fortë jugore.

Previous Post

Humb jetën në spitalin e Shëngjinit turisti zviceran, dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo u fut në ujë

Next Post

Tirana është një “tmerr” nga trafiku, të gjitha rrugët kalohen me vështirësi, qytetarët prej orësh në makina

Next Post
Tirana është një “tmerr” nga trafiku, të gjitha rrugët kalohen me vështirësi, qytetarët prej orësh në makina

Tirana është një "tmerr" nga trafiku, të gjitha rrugët kalohen me vështirësi, qytetarët prej orësh në makina

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë
AKTUALITET

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

by Editor
May 10, 2025
0

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të...

Read moreDetails
Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

May 10, 2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

May 10, 2025
Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

May 10, 2025
“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

“A ishte Soros i përfshirë?”/ Media amerikane: Trump anulon vendimin e Biden për të ndaluar Berishën të udhëtojë drejt SHBA-së

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

May 10, 2025
Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre emra

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al