Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“I dashuri im kishte fëmijë, por s’ishte i martuar”, Klea Prenga reagon sërish pas sulmit nga motrat Berisha

Editor by Editor
September 8, 2024
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
“I dashuri im kishte fëmijë, por s’ishte i martuar”, Klea Prenga reagon sërish pas sulmit nga motrat Berisha
0
SHARES
119
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Klea Prenga ka reaguar sërish pas sulmit brutal që iu bë Antonela dhe Mariela Berisha.

Kujtojmë se sulmi mendohet të ketë ndodhur për shkak të lidhjes sekrete që Prenga kishte me partnerin e Marinelës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 24-vjeçarja tregon se i dashuri i saj nuk ishte i martuar, por vetëm se kishte një fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme.

“Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan si fillim ajo.

Më pas Prenga shton se duhen të merren masa që të arrestohen menjëherë motrat Berisha, të cilat janë ende në kërkim.

“Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!”, përfundon 24-vjeçarja.

“I dashuri im kishte fëmijë, por s’ishte i martuar”,
Previous Post

PD nis organizmin e fuqishëm për zgjedhje/ Sot mbledhje në selinë blu, ja kur do të mbahet

Next Post

Blendi Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS

Next Post
Blendi Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS

Blendi Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al