Friday, May 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lideri i opozitës së Venezuelës lë vendin dhe kërkon azil në Spanjë

Editor by Editor
September 8, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Lideri i opozitës së Venezuelës lë vendin dhe kërkon azil në Spanjë
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, Edmundo Gonzalez, e ka braktisur vendin dhe ka shkuar në Spanjë, ku i është pranuar kërkesa për azil politik.

Largimi befasues i Gonzalezit, të cilin disa qeveri të huaja dhe opozita në Venezuelë e vlerësonin si fitues legjitim të zgjedhjeve presidenciale të korrikut, u bë i ditur mbrëmjen e së shtunës nga zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez.

Ajo tha se Qeveria venezuelase ka vendosur t’ia mundësojë Gonzalezit një rrugë të sigurt për t’u larguar nga vendi, vetëm pak ditë pasi ishte lëshuar një fletarrestim për të.

Rodriguez tha se ai u lejua të largohej nga vendi në mënyrë që “ta kthenim në vend paqen dhe qetësinë politike”.

As Gonzalez e as liderja opozitare Maria Corina Machado nuk e kanë komentuar largimin e tij.

Ndërkohë, Qeveria e Spanjës tha se Gonzalez vendosi vetë ta braktisë Venezuelën dhe se ai u largua me një avion të Forcave Ajrore të vendit.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Manuel Albares, tha për transmetuesin shtetëror spanjoll, RTVE, se Qeveria spanjolle do t’i japë azil politik Gonzalezit siç ka kërkuar.

“Isha në gjendje të bisedoj [me Gonzalezin] dhe sapo hipi në avion ai shprehu mirënjohje ndaj Spanjës dhe Qeverisë spanjolle. Natyrisht i thashë se ne jemi të lumtur që ai është mirë dhe rrugës për Spanjë”, tha Albares.

Albares tregoi se Gonzalezi i kishte kaluar disa ditë në Ambasadën e Spanjës në Karakas, para se të largohej nga vendi.

Gonzalez, një ish-diplomat 75-vjeçar, garoi për president në çastet e fundit pasi Machados iu ndalua pjesëmarrja. Ai kishte qenë i panjohur për shumë venezuelas, por fushata e tij zgjedhore ua ngjalli shpresat miliona venezuelasve që kërkonin me padurim ndryshime, për shkak të një ekonomie të rrënuar në dekadën e fundit.

Derisa presidenti Nicolas Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut, shumica e qeverive perëndimore nuk e kanë njohur fitoren e tij.

Ndërkohë, fletat e votimit të mbledhura nga vullnetarët e opozitës nga dy e treta e makinave të votimit elektronik, tregojnë se Gonzalezi i fitoi zgjedhjet.

Fletat e votimit janë cilësuar si dëshmia përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve në Venezuelë.

Në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithmonë i publikonte rezultatet online nga secila prej 30.000 makinave të votimit, por ky komision i kontrolluar nga Maduro nuk i publikoi rezultatet këtë herë, duke e fajësuar gjoja një sulm kibernetik nga kundërshtarët e tij në Maqedoninë e Veriut.

Prokurori i përgjithshëm Tarek William Saab, një aleat i madh i Maduros, kërkoi arrestimin e Gonzalezit pasi ai kishte dështuar tri herë të paraqitej para autoriteteve në lidhje me një hetim për gjoja sabotim zgjedhor.

Ndërkohë, Spanja ka qenë një vend kyç azili për venezuelasit, posaçërisht për ata që e kanë udhëhequr opozitën kundër regjimit të Maduros./rel

Previous Post

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Next Post

Rama “zhduk” Taulant Ballën nga skena e madhe/ Ja emrat e drejtuesve politik për çdo qark, kush ndryshon

Next Post
Rama “zhduk” Taulant Ballën nga skena e madhe/ Ja emrat e drejtuesve politik për çdo qark, kush ndryshon

Rama "zhduk" Taulant Ballën nga skena e madhe/ Ja emrat e drejtuesve politik për çdo qark, kush ndryshon

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Huazimi në Francë përfundon, Endrick kthehet te Real Madrid për të mos u larguar më

Huazimi në Francë përfundon, Endrick kthehet te Real Madrid për të mos u larguar më

May 1, 2026
Skualifikimi nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore

Skualifikimi nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore

May 1, 2026
Trump: Nuk dua të vesh antiplumb në daljet publike; nuk dua të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë

Trump: Nuk dua të vesh antiplumb në daljet publike; nuk dua të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë

May 1, 2026
1 maji me protesta në Greqi: mijëra grekë kërkojnë paga më të larta, ultimatum për kushtet e punës

1 maji me protesta në Greqi: mijëra grekë kërkojnë paga më të larta, ultimatum për kushtet e punës

May 1, 2026
Huazimi në Francë përfundon, Endrick kthehet te Real Madrid për të mos u larguar më
LAJME

Huazimi në Francë përfundon, Endrick kthehet te Real Madrid për të mos u larguar më

by timoni.al
May 1, 2026
0

Endrick do të rikthehet te Real Madrid këtë verë, pas përfundimit të huazimit gjysmë-sezonal te Olympique Lyonnais. Klubi ka vendosur...

Read moreDetails
Skualifikimi nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore

Skualifikimi nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore

May 1, 2026
Trump: Nuk dua të vesh antiplumb në daljet publike; nuk dua të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë

Trump: Nuk dua të vesh antiplumb në daljet publike; nuk dua të dukem 10 kilogramë më i shëndoshë

May 1, 2026
1 maji me protesta në Greqi: mijëra grekë kërkojnë paga më të larta, ultimatum për kushtet e punës

1 maji me protesta në Greqi: mijëra grekë kërkojnë paga më të larta, ultimatum për kushtet e punës

May 1, 2026
Jose Mourinho rikthehet në fokus; ‘kryen’ një sulm ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp.

Mourinho për kalimin te Los Blancos: Askush nga Real Madridi nuk më ka kontaktuar, ju siguroj për këtë

May 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Huazimi në Francë përfundon, Endrick kthehet te Real Madrid për të mos u larguar më

Huazimi në Francë përfundon, Endrick kthehet te Real Madrid për të mos u larguar më

May 1, 2026
Skualifikimi nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore

Skualifikimi nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do të ndjek procedurat ligjore

May 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al