Monday, November 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Luhet sot Ukrainë-Shqipëri/ Silvinjo ka caktuar formacionin kuqezi

Editor by Editor
September 7, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
Luhet sot Ukrainë-Shqipëri/ Silvinjo ka caktuar formacionin kuqezi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e shtunë) ndaj Ukrainës në udhëtim në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë rikthehen sot në fushë pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani këtë verë.

Edicioni 2024/25, kombëtarja jonë do e startojë me një ndeshje në udhëtim ndaj Ukrainës.

Ky takim i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve pritet të zhvillohet në stadiumin “epet ARENA” në Pragë të Çekisë.

Kombëtarja kuqezi është gati për këtë duel dhe synon ta nis sa më pozitivisht edicionin e ri të kësaj gare.

Sa i përket titullarëve të ndeshjes, të gjithë ata që kujtojnë ato inkursione të Arbër Hoxhës në minutat që mori në Europian, mesa duket do të presin akoma për ta parë me një fanellë titullari. Kështu të paktën la të kuptohet trajneri në konferencën për shtyp, megjithëse ka treguar se befasitë i ka aplikuar edhe më përpara.

Por, me shumë mundësi pritet që Nedim Bajramin ta përdorë në krah të majtë, ashtu si me Kroacinë dhe Spanjën, ndërkohë në mesfushë në vendin e tij do të jetë Qazim Laçi, për të formuar një bosht të fortë dhe fizik, që do t’i bëjë ballë ukrainasve.

Me Nedim Bajramin përpara pritet të jetë edhe Rei Manaj me Jasir Asanin që do të kompletonin sulmin. Sakaq, me Laçin në mesfushë do të jetë edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani.

Sa i përket mbrojtjes, dihet tashmë që Silvinjo nuk ka dy titullarët e Europianit, me Ajetin dhe Gjimshitin të padisponueshëm, do të jetë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli që do ta nisin me shumë mundësi nga minuta e parë. Të dy qendrat janë aktivizuar me klubet e tyre dhe Silvinjo i mendon si të duhurit kundër Ukrainës. Në krahun e majtë nuk ka dilema, pasi do të jetë Mario Mitaj titullar, ndërsa në të djathtë, trajneri ka provuar Elseid Hysajn, edhe pse mosdalja e tij në konferencën për shtyp si kapiten ngre dyshime.

Gjithsesi mund të jetë edhe një mënyrë për ta mbrojtur mbrojtësin, pasi nuk po kalon një situatë të mirë te Lacio dhe ndoshta nuk ishte momenti për të folur me mediat. Është në balotazh me Balliun për krahun e djathtë.

Ndërkohë porta do t’i besohet sërish Tomas Strakoshës. Më tej alternativa janë: Mihaj, Bajrami, Hadroj, Abrashi, Berisha, Uzuni, Hoxha, Zeka, Spahiu dhe Seferi.

Previous Post

Lirohet qarkullimi në Jarinje, Merdari dhe Bërnjaku mbesin të bllokuara

Next Post

“Gara është fake”/ Avokati zbulon emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit: E kanë zgjedhur klanet mafioze!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident i rëndë në Arabinë Saudite, 45 jetë të humbura në një përplasje autobusi me pelegrinë indianë

Aksident i rëndë në Arabinë Saudite, 45 jetë të humbura në një përplasje autobusi me pelegrinë indianë

November 17, 2025
Tragjedi në Bosnje: Arbitri vret ish-të dashurën e tij pas një ndjekjeje deri në një kafene.

Tragjedi në Bosnje: Arbitri vret ish-të dashurën e tij pas një ndjekjeje deri në një kafene.

November 17, 2025
Pas 20 vitesh në pushtet, Orban shprehet se nuk ka frikë nga humbja në zgjedhje.

Pas 20 vitesh në pushtet, Orban shprehet se nuk ka frikë nga humbja në zgjedhje.

November 17, 2025
Ambasada e SHBA në Tiranë: Rihapja e Qeverisë amerikane përsëri përforcon bashkëpunimin

Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Arabinë Saudite, 45 jetë të humbura në një përplasje autobusi me pelegrinë indianë

by timoni.al
November 17, 2025
0

Një tragjik aksident ndodhi të hënën pranë Medinës, ku 45 pelegrinë indianë, shumica prej tyre nga Hyderabad, humbën jetën. Ky...

Read moreDetails
Tragjedi në Bosnje: Arbitri vret ish-të dashurën e tij pas një ndjekjeje deri në një kafene.

Tragjedi në Bosnje: Arbitri vret ish-të dashurën e tij pas një ndjekjeje deri në një kafene.

November 17, 2025
Pas 20 vitesh në pushtet, Orban shprehet se nuk ka frikë nga humbja në zgjedhje.

Pas 20 vitesh në pushtet, Orban shprehet se nuk ka frikë nga humbja në zgjedhje.

November 17, 2025
Ambasada e SHBA në Tiranë: Rihapja e Qeverisë amerikane përsëri përforcon bashkëpunimin

Ambasada e SHBA në Tiranë: Rihapja e Qeverisë amerikane përsëri përforcon bashkëpunimin

November 17, 2025
Analiza/ Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë ka kapacitetin të ofrojë rezervë valutore për 12 muaj importesh.

Libri ‘Fillimet’ i Preç Zogajt ofron një ushqim të veçantë për mendje dhe shpirtra

November 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Arabinë Saudite, 45 jetë të humbura në një përplasje autobusi me pelegrinë indianë

Aksident i rëndë në Arabinë Saudite, 45 jetë të humbura në një përplasje autobusi me pelegrinë indianë

November 17, 2025
Tragjedi në Bosnje: Arbitri vret ish-të dashurën e tij pas një ndjekjeje deri në një kafene.

Tragjedi në Bosnje: Arbitri vret ish-të dashurën e tij pas një ndjekjeje deri në një kafene.

November 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al