Sunday, October 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si u vodh tenderi 1 milionë euro i ilaçeve në ministrinë e Shëndetësisë

Editor by Editor
September 4, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Si u vodh tenderi 1 milionë euro i ilaçeve në ministrinë e Shëndetësisë
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve dhe pacientët lihen pa kurim deri në vdekje me justifikimin e mungesës së parave, një çetë kusarësh në ministrinë e Shëndetësisë nuk ndalet nga asgjë. Rasti më i fundit është megatenderi 36 milionë euro për blerjen e ilaçeve, i ndarë në 115 lote.

Në datën 3 qershor ministria e Shëndetësisë zhvilloi procedurën për lotin 55 të këtij tenderi, i cili parashikonte blerjen e Iodinës me fond limit 1 milionë euro. Në këtë procedurë garuan tre kompani, por vetëm dy prej tyre paraqitën ofertë financiare. Oferta e parë ishte ajo e kompanisë Delta Pharma me vlerë 694 mijë euro, ndërsa ofertën e dytë e paraqiti kompania Edna Farma me 986 mijë euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në ministrinë e Shëndetësisë e skualifikoi ofertën më të ulët përmes dy artificave të paligjshme.

Së pari duke u justifikuar se kompania nuk kishte paguar faturën 240 lekë të energjisë për muajin prill dhe së dyti duke shfrytëzuar një ngatërresë në dokumentacion.

Si rezultat, KVO në ministrinë e Shendetësisë shpalli fituese ofertën e dytë, atë të Edna Farmës edhe pse ajo ishte 300 mijë euro më e lartë. Por ky ishte vetëm fillimi i një sage batërdie pa asnjë frikë nga ligji madje edhe organet eprore.

Shkelje e ligjit

Shpallja fituese e ofertës 300 mijë euro më të lartë u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik. Pasi shqyrtoi dokumentacionin, KPP i rrëzoi të dy arsyet e skualifikimit të ofertës më të ulët.

“Operatori ekonomik ankimues nuk ka patur detyrime të energjisë elektrike të maturura të papaguara dhe për më tepër detyrimet energjisë elektrike të muajit prill 2024 i ka paguar përpara afatit të maturimit,” thuhet në vendimin e KPP.

Përtej kësaj, Komisioni i Prokurimit e urdhëroi ministrinë e Shëndetësisë që të mos përdorë ngatërresën e dokumentacionit si preteks për të skualifikuar ofertën më të leverdisshme për qytetarët, por t’i kërkojë kompanisë që të ridorëzojë dokumentacionin e saktë, i cili ishte verifikuar në fazën e parë të tenderit si i tillë. Por as ky vendim nuk e ndali abuzimin.

“Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se në këto kushte autoriteti kontraktor në momentin që konstaton se dokumentet e dorëzuara fizikisht nuk përputheshin me dokumentet e ngarkuara në SPE nga operatori ekonomik në momentin e ofertimit duhet ti kërkonte sqarime operatorit ekonomik “Delta-Pharma” SHPK lidhur me dokumentacionin e dorëzuar pranë autoritetit kontraktor,” thuhet në vendimin e KPP.

Me pak fjalë, KPP e përmbysi fituesin e tenderit duke shpallur fitues ofertën më të leverdishme për qytetarët, e cila i kursente 300 mijë euro buxhetit. Por pavarësisht vendimit, ministria e Shëndetësisë nuk kërkoi dorëzimin e dokumentacionit të saktë nga kompania që kishte ofertë më të mirë, por dy ditë më parë shpalli sërish fituese ofertën 300 mijë euro më të lartë, në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e një organi më të lartë.

Një çetë kusarësh

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në tenderin 36 milionë euro për blerjen e ilaçeve është një trupë që përbëhet nga tre zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë. Kryetarja e tij quhet Matilda Shabani, një infermiere e cila më parë ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës së programeve të zhvillimit të shëndetit dhe mbrojtjes sociale.

Pavarësisht se vendimi i KPP është i detyrueshëm për zbatim dhe nuk refuzohet nga asnjë autoritet kontraktor, zonja Shabani ka këmbëngulur deri në fund tek vlerësimi i saj duke shpallur fituese kompanië që do ajo, e cila u kushton qytetarëve 300 mijë euro më shtrenjtë. Ky është një rast identik i ngjashëm me tenderin për tunelin e Kardhiqit, për të cilin Sonila Qato vazhdon të endet në SPAK 5 vjet më pas.

Reforma në drejtësi dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme ngjalli për shumë qytetarë, madje edhe tek ata më skeptikët, shpresën se më në fund frika nga ligji do të dekurajonte abuzimet masive me paratë e qytetarëve. Por kjo shpresë po rrezikon të venitet me shpejtësi teksa kaçakët e komisioneve nëpër tendera abuzojnë haptazi me paranë publike në shkelje të ligjit duke qerasur dhe ndarë miliona euro në llogari private.

Fatkeqësisht, komisioni i Shabanit në ministrisë së Shëndetësisë nuk është i vetmi, pasi gjakderdhja financiare vazhdon me të njëjtin ritëm në çdo autoritet kontraktor./ Kapitali.al

Previous Post

‘Ky gjujti 5, po i futa 15’/ Plani për vrasjen e Klevis Kapllanit, Mikael Qosja mori hak për ‘Ilin’, i shqetësuar ndiqte lajmet

Next Post

Sulmi ajror rus, humbin jetën 7 persona në qytetin Lviv të Ukrainës perëndimore

Next Post
Sulmi ajror rus, humbin jetën 7 persona në qytetin Lviv të Ukrainës perëndimore

Sulmi ajror rus, humbin jetën 7 persona në qytetin Lviv të Ukrainës perëndimore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tre shqiptarë janë arrestuar në Kakavijë dhe Janinë pas kërkimeve në Greqi dhe Zvicër.

Tre shqiptarë janë arrestuar në Kakavijë dhe Janinë pas kërkimeve në Greqi dhe Zvicër.

October 26, 2025
Pamje befasuese: Kush janë Mashco Piro dhe pse i tremben “njerëzit normalë”? Njohja me nomadët dhe jetesën e tyre në pyll, si arrijnë të mbijetojnë.

Pamje befasuese: Kush janë Mashco Piro dhe pse i tremben “njerëzit normalë”? Njohja me nomadët dhe jetesën e tyre në pyll, si arrijnë të mbijetojnë.

October 26, 2025
Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet për shkaqe të gabuara nga burgu, arrestohet përsëri pas disa ditësh.

Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet për shkaqe të gabuara nga burgu, arrestohet përsëri pas disa ditësh.

October 26, 2025
Jannik Sinner fiton në Vjenë, arrin titullin e katërt për këtë sezon dhe të 22-in në karrierën e tij.

KRYESORE

Tre shqiptarë janë arrestuar në Kakavijë dhe Janinë pas kërkimeve në Greqi dhe Zvicër.

by timoni.al
October 26, 2025
0

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të kërkuar, në dy raste të ndryshme, në dy pika të ndryshme kufitare....

Read moreDetails
Pamje befasuese: Kush janë Mashco Piro dhe pse i tremben “njerëzit normalë”? Njohja me nomadët dhe jetesën e tyre në pyll, si arrijnë të mbijetojnë.

Pamje befasuese: Kush janë Mashco Piro dhe pse i tremben “njerëzit normalë”? Njohja me nomadët dhe jetesën e tyre në pyll, si arrijnë të mbijetojnë.

October 26, 2025
Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet për shkaqe të gabuara nga burgu, arrestohet përsëri pas disa ditësh.

Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet për shkaqe të gabuara nga burgu, arrestohet përsëri pas disa ditësh.

October 26, 2025
Jannik Sinner fiton në Vjenë, arrin titullin e katërt për këtë sezon dhe të 22-in në karrierën e tij.

Jannik Sinner fiton në Vjenë, arrin titullin e katërt për këtë sezon dhe të 22-in në karrierën e tij.

October 26, 2025
Tragjedia e rëndë për një familje shqiptare në Itali, vëllai i mitur e gjen 19-vjeçarin pa jetë në dhomën e gjumit.

Tragjedia e rëndë për një familje shqiptare në Itali, vëllai i mitur e gjen 19-vjeçarin pa jetë në dhomën e gjumit.

October 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tre shqiptarë janë arrestuar në Kakavijë dhe Janinë pas kërkimeve në Greqi dhe Zvicër.

Tre shqiptarë janë arrestuar në Kakavijë dhe Janinë pas kërkimeve në Greqi dhe Zvicër.

October 26, 2025
Pamje befasuese: Kush janë Mashco Piro dhe pse i tremben “njerëzit normalë”? Njohja me nomadët dhe jetesën e tyre në pyll, si arrijnë të mbijetojnë.

Pamje befasuese: Kush janë Mashco Piro dhe pse i tremben “njerëzit normalë”? Njohja me nomadët dhe jetesën e tyre në pyll, si arrijnë të mbijetojnë.

October 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al