Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kapet krimineli i dyshuar për vrasjet në Solingen

Editor by Editor
August 25, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kapet krimineli i dyshuar për vrasjet në Solingen
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën u bë e ditur,se Prokuroria e Përgjithshme Federale i merr përsipër hetimet për dyshimin e terrorit në lidhje me sulmin në Solingen, ku u vranë me thikë tre persona, dy burra në moshën 67 dhe 56 vjeçare, një grua në moshën 56 vjeçare, si dhe u plagosën tetë të tjerë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme tha, se po hetohet në lidhje me dyshimin, nëse personi i arrestuar është anëtar i të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, sipas Reuters. Personi i arrestuar nuk ka qenë i njohur më parë për autoritetet si ekstremist islamist.

I ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS deklaroi, se ai e merr përgjegjësinë për vrasjet në Solingen. Në një informim në rrjetin Telegram, IS shkroi se një “ushtar” i tyre kreu një sulm ndaj të krishterëve në Solingen. Ky sulm është “hakmarrje për myslimanët në Palestinë e kudo”. Nuk ka ende prova që IS qëndron pas sulmit dhe për lidhje mes të arrestuarit, të dyshuar për vrasjet në Solingen.

Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali, Herbert Reul tha dje, se atentatori i dyshuar iu dorëzua njësisë policore. Kemi të dyshuarin, që e kërkuam gjatë gjithë ditës, tha Reul në orët e vona të mbrëmjes, sipas Spiegel. Ky person është “në shkallën më të lartë” i dyshuar, tha Reul. Personi i dyshuar për atentatin është siriani Isa H. Veshja e personit të kapur të dyshuar ishte e pistë dhe me gjak.  Policia kishte kryer hetime në një strehimore azili gjatë dits.

Sipas Spiegel, Isa H. është 26 vjeç, ai ka ardhur në Gjermani në dhjetor 2022 dhe ka bërë kërkesë për azil. Një vit më vonë ai ka marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Gjatë së shtunës mediat gjermane njoftuan edhe për arrestimin një 15 vjeçari me lidhje me sulmin. Sipas informacioneve të Spiegel bëhej fjalë për një person nga Kirgistani që jetonte në një strehimore azili. Me gjasa ai ka biseduar me dikë tjetër në festime në Solingen që shihet si personi i dyshuar për sulmin me thikë ku u vranë 3 persona. Kryeprokuroti gjerman, Markus Caspers tha në një konferencë shtypi, se “sipas dëshmive të mbledhura një person deri tani i panjohur, pak para sulmit ka biseduar me djalin e ri, për aktin që e edhe u krye më vonë.

Autoritetet gjermane flasin se dyshimi është për një akt të motivuar terrorist, tha kryeprokurori gjerman, Markus Caspers. 

Reagime të tronditura në Gjermani

Në Gjermani pati tronditje të thellë pas sulmit me thikë në një festë në qytetin e Solingenit, ku si pasojë humbën jetën tre persona e u plagosën tetë të tjerë. Solingen donte të festonte 650-vjetorin e themelimit me “Festivalin e Diversitetit”, por ai përfundoi me tmerr.

Kancelari, Olaf Scholz foli të shtunën në mëngjes për herë të parë pas sulmit. “Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më trondit shumë. Një vrasës vrau brutalisht disa njerëz”, shkroi ai platfomën X, dhe bisedoi  në telefon me kryebashkiakun e Solingenit, Tim Kurzbach. “Ne mbajmë zi për viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve.” Politikani socialdemokrat iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Vrasësi duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të plotë të ligjit”, kërkoi Scholz.

Edhe presidenti, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij. “Akti i tmerrshëm i Solingen më trondit, na trondit, ai trondit të gjithë vendin”, shkroi presidenti gjerman në platformën X. “Ne mbajmë zi për ata që humbën jetën dhe lutemi për të plagosurit, që me gjithë zemvr iu uroj forcë e shërim të shpejtë.” Steinmeier kërkoi të qëndrojmë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës.

“Më thyhet zemra”

Kryeministri landit Renani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst dhe kryetari i bashkisë së Solingen, Tim Kurzbach u shprehën mjaft të tronditur. “Ne të gjithë donim të festonim përvjetorin e qytetit tonë së bashku dhe tani duhet të mbajmë zi për vdekjet dhe të plagosurit. Më thyhet zemra që pati një sulm të tillë në qytetin tonë. Kam lot në sy, kur mendoj për ata që humbëm, lutem për të gjithë ata që ende po luftojnë për jetën e tyre”, shkroi Kurzbach në Facebook.

Edhe zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) e dënoi sulmin në një festival të qytetit në Solingen ku tre persona humbën jetën. Habeck tha të shtunën se “lajme të këqija, më të këqijat” kanë ardhur nga qyteti Solingen. “Dhuna ndaj njerëzve që thjesht donin të festonin me gëzim është thellësisht e dënueshme”, tha Habeck dhe pret nga policia të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur autorin sa më shpejt të jetë e mundur.

Previous Post

E diela e zezë/ Aksidentohen dy autobuzë të ndryshëm, raportohen dhjetra viktima

Next Post

Ballkani nuk gabon në shtëpi ndaj Feronikelit 74, shpërthen braziliani Giovanni 

Next Post
Ballkani nuk gabon në shtëpi ndaj Feronikelit 74, shpërthen braziliani Giovanni 

Ballkani nuk gabon në shtëpi ndaj Feronikelit 74, shpërthen braziliani Giovanni 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

June 9, 2025
Presidentja Osmani vendos datën/ Në 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja Osmani vendos datën/ Në 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

June 9, 2025
Avokati i Ilir Metës: SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj! Është hera e dytë që bëjnë

Avokati i Ilir Metës: SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj! Është hera e dytë që bëjnë

June 9, 2025
Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë qëndrimin në burg

June 9, 2025
Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

by Editor
June 9, 2025
0

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të...

Read moreDetails
Presidentja Osmani vendos datën/ Në 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja Osmani vendos datën/ Në 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

June 9, 2025
Avokati i Ilir Metës: SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj! Është hera e dytë që bëjnë

Avokati i Ilir Metës: SPAK zgjat afatet e hetimit dhe për 6 muaj! Është hera e dytë që bëjnë

June 9, 2025
Erjon Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, Ish-kryetari i Tiranës ofron para për daljen nga burgu

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë qëndrimin në burg

June 9, 2025
Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

Lëndë narkotike në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

June 9, 2025
Presidentja Osmani vendos datën/ Në 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja Osmani vendos datën/ Në 12 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al