Monday, October 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Anijet me 816 ton mbetje toksike, reagon ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit: Shqipëria s’mund të pranojë rikthimin e ngarkesave pa pasur prova

Editor by Editor
August 24, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Anijet me 816 ton mbetje toksike, reagon ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit: Shqipëria s’mund të pranojë rikthimin e ngarkesave pa pasur prova
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë reaguar lidhur me rastin e  transportit të dyshuar të mbi 800 tonëve me mbetje toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës më 4 Korrik të këtij viti.

Ministritë përmes reagimit i janë përgjigjur edhe akuzave politike për mosveprim të qeverisë. Në deklaratë theksohet se strukturat shtetërore kanë nisur menjëherë shkëmbimin e informacionit dhe hetimin e përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit) menjëherë sapo kanë sinjalizuar rastin.

Më tej, ministritë bëjnë thirrje që të priten rezultatet e hetimeve dhe deklaroknë se nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Deklarata e Ministrive

Disa fakte të thjeshta, për të ndarë qartë lajme toksike nga rrezikshmëria e dyshuar e mallrave.

Prej disa ditësh, burime të caktuara mediatike bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme” që kanë dalë nga Shqipëria, ndërkohë që në deklarata politike akuzohet Qeveria për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

E rëndësishme të ritheksohet se prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit).

Por pavarësisht se do ishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë  për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura.

Mallrat rifuxhio, qofshin këto minerale, metale, skrap apo nënproduktet e tyre, sikundër dhe zonat e prodhimit apo përpunimit të tyre, janë shpesh herë objekt kontrolli të posaçëm nga entet mjedisore, doganore kombëtare dhe ndërkombëtare, për efekt të mbetjeve që lidhen me procesin e përpunimit, dhe vetive ndotëse që këto mund të përmbajnë.

Gjithësesi, duhet bërë e qartë se qoftë Konventa e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë aktet rregullatore evropiane apo kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrësesi transportin dhe eksportin e mallrave që kategorizohen të tilla, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre.

Janë pikërisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato që përcaktojnë qartë se cilat janë mallrat që kërkojnë autorizime të posaçme për t’u eksportuar.

Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre.

Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.

E njëjta gjë vlen dhe nga pikëpamja e legjislacionit portual dhe të transportit detar: Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare.

Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.

Në çdo rast, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast, janë hetimet e organeve ligjzbatuese, të cilat i mbështesim dhe inkurajojmë plotësisht, ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë.

Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse.

Ndërkohë, sigurojmë opinionin publik se sa më lart është e vërteta e bazuar mbi ligje kombëtare e ndërkombëtare dhe fakte reale, ndërsa të tjerat janë konsum toksik i tregut politik e mediatik.

Previous Post

33-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës, Berisha: Akti më madhor në historinë e saj

Next Post

Atentat ndaj Safet Bajrit, qëllohet blindi i tij dhe dy të tjerë

Next Post
Atentat ndaj Safet Bajrit, qëllohet blindi i tij dhe dy të tjerë

Atentat ndaj Safet Bajrit, qëllohet blindi i tij dhe dy të tjerë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Çfarë çoi në skenën e show-t gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i reagon Blushit: Nuk ishte në kompetencën tonë

“Çfarë çoi në skenën e show-t gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i reagon Blushit: Nuk ishte në kompetencën tonë

October 27, 2025
Një natë analizash dhe ndërhyrja e Elkann: Ja si ndodhi shkarkimi i Tudor nga pozita e trajnerit të Juventusit.

Një natë analizash dhe ndërhyrja e Elkann: Ja si ndodhi shkarkimi i Tudor nga pozita e trajnerit të Juventusit.

October 27, 2025
Berisha: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi! 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ

Berisha: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi! 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ

October 27, 2025
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me fokus te Kosova, sipas Spiropalit: Një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët, sipas Kaja Kallas.

KRYESORE

“Çfarë çoi në skenën e show-t gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i reagon Blushit: Nuk ishte në kompetencën tonë

by timoni.al
October 27, 2025
0

Kryeprokurori Altin Dumani është pyetur nga deputeti Tedi Blushi në Kuvend lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Dumani ka...

Read moreDetails
Një natë analizash dhe ndërhyrja e Elkann: Ja si ndodhi shkarkimi i Tudor nga pozita e trajnerit të Juventusit.

Një natë analizash dhe ndërhyrja e Elkann: Ja si ndodhi shkarkimi i Tudor nga pozita e trajnerit të Juventusit.

October 27, 2025
Berisha: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi! 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ

Berisha: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi! 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ

October 27, 2025
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me fokus te Kosova, sipas Spiropalit: Një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët, sipas Kaja Kallas.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me fokus te Kosova, sipas Spiropalit: Një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët, sipas Kaja Kallas.

October 27, 2025
Një risi në volejbollin féminin, Metwally bëhet lojtari i parë me shami në kampionatin italian

Një risi në volejbollin féminin, Metwally bëhet lojtari i parë me shami në kampionatin italian

October 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Çfarë çoi në skenën e show-t gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i reagon Blushit: Nuk ishte në kompetencën tonë

“Çfarë çoi në skenën e show-t gjatë arrestimit të Ilir Metës?”/ Dumani i reagon Blushit: Nuk ishte në kompetencën tonë

October 27, 2025
Një natë analizash dhe ndërhyrja e Elkann: Ja si ndodhi shkarkimi i Tudor nga pozita e trajnerit të Juventusit.

Një natë analizash dhe ndërhyrja e Elkann: Ja si ndodhi shkarkimi i Tudor nga pozita e trajnerit të Juventusit.

October 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al