Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati ndaj mjetit të blinduar në Shkodër/ Shpallen në kërkim vëllezërit, detaje nga ngjarja

Editor by Editor
August 24, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Atentati ndaj mjetit të blinduar në Shkodër/ Shpallen në kërkim vëllezërit, detaje nga ngjarja
0
SHARES
100
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia vendore e Shkodrës, ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat, në Bashkinë Vau Dejës.

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

Mendohet se njëri prej tyre, ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip Audi, ndërsa të tjerët kanë qenë në një mjet tip BMW që është sekuestruar nga policia.

Mjeti tip BMW është i dëmtuar edhe ai nga plumbat, duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në mjetin e blinduar, të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, dyshohet se janë kundërpërgjigjur.

Automjeti tip Audi që u qëllua ka qenë në ecje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda, po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre por janë pritur me armë zjarri.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi në Rranxa, por nuk i kanë gjetur aty dhe është bërë shpallja e tyre në kërkim.

Personat e ndodhur në automjetin tip Audi, dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre.

Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonën përreth, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMW.

Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Previous Post

Ikën Dori dhe Devi/ “Fiks Fare” do u besohet si drejtues dy vëllezërve binjakë Donald dhe Romeo Veshaj.

Next Post

Rrugët me pagesë penalizojnë rajonet e varfra të Veriut

Next Post
Rrugët me pagesë penalizojnë rajonet e varfra të Veriut

Rrugët me pagesë penalizojnë rajonet e varfra të Veriut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al