Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjendet vendbanimi ilir në Korçë, çfarë zbuluan arkeologët te Kalaja e Barçit

Editor by Editor
August 20, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Gjendet vendbanimi ilir në Korçë, çfarë zbuluan arkeologët te Kalaja e Barçit
0
SHARES
204
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit”.

“Nga gërmimet kemi kuptuar që vendbanimi ka filluar që në periudhën e hekurit, përafërsisht rreth shekullit të VIII p.e.s dhe është përdorur në vazhdimësi deri në periudhën qytetare ilire. Kemi struktura të ndryshme, një e tillë është siti katër këndorë e cila mund të jetë një kullë e periudhës qytetare ilire pasi pozicioni ku është vendosur sitit është një pozicion dominues në peizazh. Sivjet kemi zbuluar një mur rrethues i cili rrethon tarracën e sipërme të sitit. Kemi të bëjmë me një sit më kompleks se sa kemi menduar në fillim”, u shpreh Rovena Kurti Ruka, Bashkëdrejtuese e projektit.

Kërkimet kanë zbuluar gjurmë arkitekturore të periudhave të ndryshme, tregues të banimit të vazhdueshëm në këtë vend gjatë periudhës së hekurit dhe asaj qytetare ilire, rreth 2800 vjet më parë.

“Këto zbulime të reja dhe kërkimet në të ardhmen do na japin të dhëna më të rëndësishme mbi vendbanimin gjatë periudhës së prehistorisë së vonë”, tha Rovena Kurti Ruka.

Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë.

Gjendet vendbanimi ilir në Korçë, çfarë zbuluan
Gjendet vendbanimi ilir në Korçë, çfarë zbuluan
Previous Post

Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin që goditi efektivët dhe u largua me makinë

Next Post

Vrasja në Shkup/ Vritet një person, qëllohet edhe drejt policisë

Next Post
Vrasja në Shkup/ Vritet një person, qëllohet edhe drejt policisë

Vrasja në Shkup/ Vritet një person, qëllohet edhe drejt policisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al