Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Presidenti bullgar miraton ligjin që ndalon “promovimin” e komunitetit LGBT në shkolla

Editor by Editor
August 15, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Presidenti bullgar miraton ligjin që ndalon “promovimin” e komunitetit LGBT në shkolla
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj amendamentin e miratuar së fundi për ndalimin e “promovimit” të LGBT-së në shkolla, pavarësisht thirrjeve nga intelektualët bullgarë që të vendosë veto.

Grupet e të drejtave të njeriut, ndërkaq, paralajmëruan protestë kundër kësaj mase më 15 gusht.

Ligji, që ndalon “propagandën, promovimin apo nxitjen” në sistemin arsimor të “ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo për identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik”, do të publikohet më 16 gusht në Gazetën Zyrtare të Bullgarisë.

Qindra akademikë bullgarë, përmes një letre të hapur, i kërkuan presidentit Radev që të vendosë veto ndaj këtij amendamenti.

Ndryshimet synojnë të trajtojnë “një problem që nuk ekziston” në sistemin arsimor të Bullgarisë, u tha në letër dhe në vend të kësaj do të “normalizojë sulmet politike” ndaj komunitetit LGBT.

Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Michael O’Flaherty, po ashtu i kishte bërë thirrje Radevit që të mos e nënshkruajë ligjin, duke theksuar se ishte “shumë i shqetësuar” me ndalesën.

Radevi nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve, por zyra e tij për media tha se ai “shprehu qëndrimin e tij për këto ndryshime” duke i shndërruar ato në ligj.

Më 7 dhe 8 gusht, në kryeqytetin bullgar, Sofje, kishte protesta pasi ligjvënësit miratuan amendamentin e Ligjit për arsim parashkollor dhe shkollor më 7 gusht.

Amendamenti u propozua nga partia proruse e ekstremit të djathtë, Rilindja, dhe kaloi me 159 vota pro, 20 kundër dhe dhjetë abstenime.

Ligjvënësit po ashtu votuan një amendament tjetër në këtë ligj, ku përkufizohet “orientimi seksual jotradicional” si “i ndryshëm nga nocioni i pranuar përgjithësisht… i tërheqjes mes personave të gjinive të ndryshme”.

Edhe ky amendament kaloi me shumicë pothuajse të njëjtë.

Mbështetësit e këtyre amendamenteve thanë se ato reflektojnë frymën e Kushtetutës së Bullgarisë, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe bazohet në vlerat e krishtera ortodokse.

Amendamentet po ashtu janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare.

Por, shumë grupe për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se këto amendamente “sulmojnë” të drejtat e fëmijëve.

Grupet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e LGBT-së kanë thënë se formulimet në këto ndryshime ligjore janë të ngjashme me ligjet “propaganduese” në Rusi dhe Hungari, sa i përket këtij komuniteti. Këto ligje janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut që kanë thënë se shkelin lirinë e shprehjes dhe promovojnë diskriminim dhe shkelje kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Hulumtuesit dhe organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e vendosin Bullgarinë në listën e shteteve në Evropë me gjendjen më të keqe sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT./REL

Previous Post

Redi Molla i “5D”-së, aksione dhe tek “Gastro Factory”, administrator Elvin Tivari, ish-drejtori tjetër i Tiranës

Next Post

Publikohen shifrat/ Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

Next Post
Publikohen shifrat/ Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

Publikohen shifrat/ Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al