Monday, February 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qytetarë të pambrojtur përballë horrave të pushtetit!

Editor by Editor
August 15, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, Vendi
0
Qytetarë të pambrojtur përballë horrave të pushtetit!
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Erion Dasho 

Dje, lexova një deklaratë të motrës së Egli Progës. Së bashku me dhimbjen dhe zotimin për vendosjen e drejtësisë, motra shprehej edhe se “nuk dëshiron të politizohet vdekja e tij”.

Duken respektuar dhimbjen e një prej njerëzve më të afërt të Eglit, duke u lutur për të ndjerin dhe duke uruar e shpresuar në vendosjen e drejtësisë, mendoj se ky qëndrim nuk është i drejtë.

E kam dëgjuar frazën, “të mos politizohet problemi” shumë herë dhe pothuajse në çdo rast e kam gjykuar atë të gabuar.

Së pari, sepse krimet që ndodhin në Shqipëri, përfshi krimin që kulmoi me vrasjen e Egli Progës, janë në thelb krime politike!

Po, po! Krime politike!

Personat që janë akuzuar për vrasjen e Progës, janë përshkruar si të fortët e një qyteti që nuk është njohur ndonjëherë për këtë lloj force. Ata akuzohen se u është hapur shtegu për të vendosur gjoba e bërë të fortin pikërisht nga lidhjet politike, nga qenia patronazhistë.

Së dyti, krimi politik ndaj Egli Progës nuk është i veçuar. Krimet politike në Shqipërinë e rilindjes janë një ndodhi e vazhdueshme.

A mund të thotë kush se vrasja e Arditit nuk ishte krim politik? A mund të thotë kush se vrasjet me pagesë që ua kanë kaluar edhe filmave me fantazi të shfrenuar të Hollivudit, nuk janë krime politike?!

Po vjedhjet dhe grabitjet? Incineratorët, koncesionet e shëndetësisë, koncesionet e rrugëve, porti i Durrësit, Teatri, trafiku i drogës, etj., a nuk janë krime politike?! Po 20,000 vrasjet e qytetarëve gjatë pandemisë, a nuk janë krime politike?!

Të gjithë këto krime i bashkon si një fill i tmerrshëm frymëzimi dhe mbështetja që politika kriminale e rilindësve u jep ministrave të vet gllabërues, drejtorëve të vet hajdutë, patronazhistëve të vet të babëzitur dhe kriminelëve të vet grabitës votash.

Për këtë arsye të gjithë këto janë krime politike.

Së fundi, qytetarët duhet të kuptojnë se mbrojtësi i tyre më i fortë përballë abuzivitetit dhe agresivitetit të pushtetit është opozita. Kur opozita kalon në pushtet, rolet ndërrohen. Kjo është ligjësia e demokracisë.

Opozita sigurisht e sulmon pushtetin me synimin për ta diskretituar, për të provuar gabimet, fajet dhe krimet e tij dhe, në fund, për ta mundur atë në zgjedhje. A punon opozita për interesin e vet? Sigurisht që po! Vetëm se paralelisht ajo punon edhe për interesin e publikut dhe ky është një shërbim i paçmuar, i pazëvendësueshëm.

Kauzat shoqërore, mbrojtësit e të cilave kanë refuzuar me forcë politikën, janë shuar të parat. Sepse duhet investim social i jashtëzakonshëm për të mbajtur gjallë një kauzë për muaj e vite të tërë. E vetmja që e ka kapitalin njerëzor dhe politik të gatshëm është opozita politike.

***

Shqiptarët duhet ta mbajnë mend tronditjen që i kanë dhënë qeverisë protestat e studentëve. Janë të vetmet ndaj të cilave qeveria ka reaguar në panik, madje është tërhequr dhe ka bërë lëshime jo pak të rëndësishme.

Shprehja e preferuar e Boratit dhe boratëve gjatë këtyre protestave ka qënë, “të mos politizohen” ato.

Sepse Borati e di mirë!

Ishin studentët që sollën pluralizmin politik! Ishin studentët që përmbysën shtatoren e babait shpirtëror të tij, kryekriminelit Hoxha! Janë sërish studentët që do të kenë një rol kyç edhe në përmbysjen e bijve hajdutë e kriminelë të etërve gjakësorë.

Le ta lëmë opozitën të bëjë punën e vet dhe ta mbështetim kur ofron shërbimin e saj si avokate e të drejtave të njerëzve të thjeshtë. Të atyre që po të lihen të vetëm përballë pushtetit, mund të thyhen prej tij si fije kashte.

Duke patur në krah opozitën, motra e Eglit do të ketë gjithmonë garancinë se dikush do ta përmendë vëllanë e saj të ndjerë, se dikush do të flasë nesër nëse gjyqi nuk do të zhvillohet i drejtë dhe i ndershëm, ose, së paku, se asaj vetë do t’i ofrohet një mikrofon për t’ju dëgjuar fjala!

Vetëm nëpërmjet aleancës së natyrshme midis qytetarëve dhe opozitarëve, vjen dita kur kokoroçët, hajdutët dhe kriminelët e pushtetit nisin të japin llogari për zullumet e bëra.

Për Boratin dhe rilindësit kjo kohë ka kaluar prej vitesh! Për ta është tashmë koha e llogaridhënies…

Previous Post

“TEC-et e Vlorës”, burokraci, ndotje dhe miliona të shpenzuara KOT

Next Post

E ardhmja e Brojës mbetet e “mjergullt”, një tjetër skuadër angleze i “vihet pas” sulmuesit

Next Post
E ardhmja e Brojës mbetet e “mjergullt”, një tjetër skuadër angleze i “vihet pas” sulmuesit

E ardhmja e Brojës mbetet e “mjergullt”, një tjetër skuadër angleze i “vihet pas” sulmuesit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

February 15, 2026
“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

February 15, 2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

February 15, 2026
Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së publikon një listë prej 305 emrash të personave publikë, duke përfshirë Trump, Starmer, Bill Gates dhe Kim Kardashian, të lidhur me dosjen Epstein.

KRYESORE

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

by timoni.al
February 15, 2026
0

Vedat Muriqi vazhdon të tregojë përformanca të shkëlqyera në La Liga, duke u afirmuar si një nga golashënuesit më të...

Read moreDetails
“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

February 15, 2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka triumfues, Napoli dhe Roma ndajnë një pikë që gëzon Milanin dhe Juventusin.

February 15, 2026
Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së publikon një listë prej 305 emrash të personave publikë, duke përfshirë Trump, Starmer, Bill Gates dhe Kim Kardashian, të lidhur me dosjen Epstein.

Prokuroria e Përgjithshme e SHBA-së publikon një listë prej 305 emrash të personave publikë, duke përfshirë Trump, Starmer, Bill Gates dhe Kim Kardashian, të lidhur me dosjen Epstein.

February 15, 2026
“Brikena nuk është lojë”, Mateo shpjegon strategjinë e tij në shtëpinë e BBVA: Nuk e mendoj, por...

“Brikena nuk është lojë”, Mateo shpjegon strategjinë e tij në shtëpinë e BBVA: Nuk e mendoj, por…

February 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

Muriqi, ylli nga Kosova, vazhdon të shkëlqejë me Mallorcën, duke shënuar edhe një herë, dhe tani rivalizon Mbappen për gola.

February 15, 2026
“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

“Mbështetni vizionin e presidentit Trump”, Rubio: Kërkojmë një Europë të fuqishme, jo një asistente të SHBA-së.

February 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al