Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak

Editor by Editor
August 15, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit. Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Një gjykatë maqedonase më 1 gusht urdhëroi që Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe, sipas vendimit, ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte paraparë që ai të qëndronte në arrest shtëpiak deri më 16 gusht.

Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD). Ramadani, sipas MPJD-së, ka qenë anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Së fundi, autoritetet në Serbi kanë arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte. Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për këto akuza dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre. Në fillim të korrikut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar homologes serbe, kërkoi transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.

Megjithatë, Haxhiu deklaroi se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti i tij ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj. Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur pothuajse fare./Rel/

Previous Post

U kap duke transportuar kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

Next Post

“Më shantazhojnë bashkë me motrën në rrjetet sociale”, e mitura largohet nga banesa, policia arreston 21-vjeçarin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet autori në Lushnjë pas dy muajsh ndjekjeje dhe dhune ndaj 30-vjeçares

Shkëputje për gjueti: Çfarë qëndron pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

September 27, 2025
Presidenti Begaj takon Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

Presidenti Begaj takon Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

September 27, 2025
Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

September 27, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, dalin në djelg detajet. Si e pritën dhe qëlluan mbi makinën e tij.

September 27, 2025
Arrestohet autori në Lushnjë pas dy muajsh ndjekjeje dhe dhune ndaj 30-vjeçares
Lajmi Fundit

Shkëputje për gjueti: Çfarë qëndron pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

by timoni.al
September 27, 2025
0

Janë zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së 44-vjeçarit italian, Edoardo Sarchi, në Tepelenë. Sarchi, i cili ka jetuar për...

Read moreDetails
Presidenti Begaj takon Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

Presidenti Begaj takon Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

September 27, 2025
Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

September 27, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, dalin në djelg detajet. Si e pritën dhe qëlluan mbi makinën e tij.

September 27, 2025
Identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë bëhet i njohur! 44-vjeçari, pronar fabrike në Tiranë

Identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë bëhet i njohur! 44-vjeçari, pronar fabrike në Tiranë

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet autori në Lushnjë pas dy muajsh ndjekjeje dhe dhune ndaj 30-vjeçares

Shkëputje për gjueti: Çfarë qëndron pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

September 27, 2025
Presidenti Begaj takon Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

Presidenti Begaj takon Trump në SHBA: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al