Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, Italia kërkon të dhëna për aktekspertizën

Editor by Editor
August 13, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, Italia kërkon të dhëna për aktekspertizën
0
SHARES
183
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brian Spahiu është djali 3 vjeçar i cili humbi jetën më 1 tetor 2023, pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare të mjekut Roland Xhaxho. Sakaq Italia kërkon të dhëna shtesë nga Prokuroria e Tiranës për të përfunduar aktekspertizën dhe përcaktuar shkakun e vdekjes së tij.

Prokurorja e çështjes kërkoi që ekspertiza të kryhej nga ekspertë të huaj, për shkak se sipas institucionit të akuzës, akti i parë i ekspertizës i kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ishte i paplotë dhe për rrjedhojë konkluzioni i pasaktë. Prokuroria shkoi edhe më tej, teksa theksoi se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha cështjet e ngritura, si dhe ngrinte dyshime për konflikt interesi, përderisa nën hetim janë mjekë, që mund të ushtrojnë ndikim.

Për këto arsye, prokuroria vendosi t’i drejtohej me letërporosi Italisë, por ekspertët atje kanë kërkuar informacion shtesë për rastin, pasi argumentojnë se duke patur të gjithë të dhënat, do të mund të dalin në konkluzion të saktë. Burime pranë prokurorisë thanë për VNA se iu kanë vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara përmes e-mailit dhe presin konkluzionet e aktit.

Më herët, ekspertët e IML-së përcaktuan se Spahiu humbi jetën nga mbidoza e narkozës. “Shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme”, theksohej në aktekspertizë.

Previous Post

Selanik/ Policia greke gjen sasi masive kokaine në port

Next Post

Edi Rama sfidon SPAK dhe BKH: Nuk u jep dosjen e Investitorit Strategjik Pëllumb Gjoka

Next Post
Edi Rama sfidon SPAK dhe BKH: Nuk u jep dosjen e Investitorit Strategjik Pëllumb Gjoka

Edi Rama sfidon SPAK dhe BKH: Nuk u jep dosjen e Investitorit Strategjik Pëllumb Gjoka

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al