Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bujqësia e zhytur në krizë, fermerët ankohen se tregtarët fitojnë në kurriz të tyre

Editor by Editor
August 12, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Bujqësia e zhytur në krizë, fermerët ankohen se tregtarët fitojnë në kurriz të tyre
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i bujqësisë ka hyrë në një cikël tkurrjeje, madje ritmet e tkurrjes po përshpejtohen në dy vitet e fundit. Të dhënat e INSTAT konfirmuar ecurinë e negative të bujqësisë

Por çfarë po ndodh me sektorin  më jetik të ekonomisë, që mban gjysmë milioni të vetëpunësuar?

Prej 35 vitesh, ky fermer në zonën e Ana e Malit në qarkun Shkodër merret me bujqësi. Ai prodhon fruta perime, ndërsa problemi kryesor që ai konstaton është se në zonën ku jeton kanë mbetur vetëm të moshuar. Ndërsa rinia ka emigruar. Për rrjedhojë s’ka mbetur njeri të punojë tokën.

“I ka ardhur fundi kësaj loje, se s’ka mbetur më njeri këtu. Është fakt sepse këtu jo në këtë zonë, por gjithë andej janë 70% mosha ime, që punojnë. Janë pensionistë. 1-2% janë mosha e re që kanë mbetur.  Dikur kam patur familjen me 7-8 anëtarë. Sot kam mbetur unë me gruan. Dil këtu dhe shiko 100% tokë djerrë”, tregon fermeri nga Shkodra.  

Ai vijon më tej kur thotë se politikat e zbatuara deri më tani nga qeveria, nuk kanë në fokus prodhuesin, por i japin dorë grumbulluesit dhe tregtarit.

“Ne jemi prodhues, kur dalim me shit në treg, e kam ble shalqiun me 200 lekë, ndërsa ju e shisni me 700 lekë/kg. I bëj thirrje shtetit,  unë nuk kam inat tregtarin, por je duke na shkatërruar ne si prodhues, por edhe konsumatorin”, thotë fermeri.

Një tjetër problem që po cenon sektorin është fakti se fermeri ynë ka kosto më të mëdha se ai i vendeve përreth, për rrjedhojë bujqësia jonë nuk është konkurruese.

“Sa i përket fermerëve të juglindjes, pemëtarisë dhe perimeve që ne prodhojmë, nuk jemi aspak konkurrues. Ka shumë faktorë për këtë. Skemat mbështetëse në vendet e rajonit janë shumë më favorizuese. Maqedonia dhe Kosova ka dhënë më shumë mbështetje në bimët e arës si grurit etj. Me Greqinë dalim me  kosto më të lartë, sepse ata aplikojnë disa skema, në mbjellje dhe në prodhim”, thotë Ferdinant Ali nga Korça.

Një tjetër fermer, Ylver Bylykbashi e vë theksin tek një problematikë e cila shpesh është shoqëruar me protesta, tek mungesa e mbështetjes për njësi prodhimi.

“Ne nuk subvencionohemi për njësi prodhimi. Nuk e konkurron fqinjin tonë kur ai mbështet me 10 lekë/ kg. Ne jemi të detyruar të shesim më shtrenjtë. Kostoja një nga faktorët që nuk konkurrojmë dot. Këtë vit  ne nuk i shitëm dot prodhimet tonë brenda një kohë të shkurtër, por na u desh 8-9 muaj, sepse u fut molla nga Serbia më cilësore dhe më e lirë”, sqaroi Bylykbashi.

Një vit më parë qeveria dha 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët nga skema kombëtare.

Parashikohet që edhe këtë vit shuma të arrijë në këtë nivel, deri në fund të vitit. Por sërish kjo mbështetje është e papërfillshme, teksa fondet e IPARD nga Bashkimi Europian vijojnë të jenë të bllokuara.

Sakaq edhe emigrimi nga zonat rurale është një fenomen që duhet të adresohet, për të rimëkëmbur sektorin jetik të vendit.

Previous Post

Pesë rroba dhe aksesorë që nuk duhet t’i vishni kurrë në një fluturim

Next Post

Arrestohet në Como shqiptari i shumëkërkuar, i dënuar me 15 vite burg për trafikim drogërash

Next Post
Arrestohet në Como shqiptari i shumëkërkuar, i dënuar me 15 vite burg për trafikim drogërash

Arrestohet në Como shqiptari i shumëkërkuar, i dënuar me 15 vite burg për trafikim drogërash

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta
AKTUALITET

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

by Editor
May 9, 2025
0

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta...

Read moreDetails
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025
“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

May 9, 2025
“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

May 9, 2025
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al