Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rritje pagash deri në 123 % nëpër Bashki, kush përfiton

Editor by Editor
August 1, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Rritje pagash deri në 123 % nëpër Bashki, kush përfiton
0
SHARES
234
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke nisur nga data 1 shtator e këtij viti hyjnë në fuqi pagat e reja për adminsitratën e pushtetit Vendor.

Prej disa muajsh qeveria shqiptare kishte dekalruar se po punonte për projektin për rritjen e pagave në adminsitarën e pushtetit vendor, ndërsa ditën e sotme më 1 Gusht 2024, është bërë miratimi i pagave të reja.

Ishte vetë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili theksoi pas mbledhjes së qeverisë se nga data data 1 shtator e këtij viti, punonjësit e bashkive do të përfitojnë një pagë të re të rritur. Rritja e pagave për punonjësit e administratës vendore do t’i përgjigjet politikës tashmë dy-vjecare të qeverisë për ta bërë pagën mesatare 900 euro.

Sipas vendimit të ri të qeverisë pagat do të jenë të unifikuara në të gjitha Bashkitë e vendit.

Deklarata e plotë e Maznikut:

Sot kemi përfunduar një hap të rëndësishëm në mbështetje të Pushtetit Vendor, i cili nisi me turin kombetar të Dialogut Vendor, dhe që më pas u dakordësua në Retreatin e Shkodrës për të adresuar disa problematika që lidhen me mungesën e kapaciteteve dhe cilësinë e burimeve njerzore, kryesisht për profesione të specializuara si jurist, arkitket, inxhinier etj, shumë të domosdoshme për përmbushujen funksioneve të bashkive me qellim ofrimin e shërbime cilësore ndaj qytetareve.

Në mbledhjen e Qeverisë sot miratuam strukturën e re të pagave të pushtetit vendor si pjesë e një reforme administrative më të gjerë të pushtetit vendor e cila përfshin: 

1-Risktrukturimin e mënyrës se si organizohet stafi i bashkisë në 3 struktura kryesore.

  1. a) Struktura që harton, planifikon dhe monitoron politikat;
  2. b) Struktura që kryen funksionet që bashkia per nga natyre duhet t’i kryejë vetë;
  3. c) Struktura që kryen shërbimet që bashkia zgjedh t’i bëjë vetë ose zgjedh t’i kontraktojë me palë të treta.

2-Riklasifikimin dhe unifikimin e nivelit te pagave ne te gjitha bashkite, pavaresisht madhësise së tyre.

3-Rritjen domethënëse të pagave te te gjitha bashkive, si dhe unifikimin e përllogaritjes së vjetërsisë së punës me administratën qëndrore.

Nga data 1 shtator e këtij viti, punonjësit e bashkive do të përfitojnë një pagë të re të rritur. Rritja e pagave për punonjësit e administratës vendore do t’i përgjigjet politikës tashmë dy-vjecare të qeverisë për ta bërë pagën mesatare 900 euro.

Nivelet e pagave të pushtetit vendor do të jenë të unifikuara në të gjithë territorin në varësi të klasave të pagave të lejuara. Kjo do të thotë se një profesionist, qoftë ky një arkitekt, një inxhinier, një jurist apo një ekonomist, do të paguhet në mënyrë të ngjashme për punen që kryhen pavarësisht se punon në një bashki të madhe apo në një bashki të vogël.

Gjithashtu, do të unifikojme edhe mënyrën e përllogaritjes së vjetërsisë së punës të punonjësve të administratës vendore me atë të administratës qendrore.

Specifikisht rritja sipas grupeve të bashkive është si vijon:

Nëpunësit civilë në bashkitë me një numër të vogël popullsie do të përfitojnë shtesë page mesatarisht 90% (20% deri në 123%) më të lartë nga ajo që kanë aktualisht.

Për bashkitë e mesme për nga numri i popullsisë, nëpunësit civile do të përfitojnë shtesë page mesatarisht 80% (20% deri në 100%) më të lartë

Për bashkitë e mëdha paga për nëpunësit civilë rritja mesatare do te jete 60% (18% deri në 103%) më e lartë se paga aktuale.

Peshën më të madhe të kësaj rritje e përfitojne bashkitë e vogla dhe të mesme të cilat kanë perfituar rritjen më të madhe të nivelit të pagave, të cilat gjithashtu kanë patur mungesë më të theksuar të burimeve njerezore.

Kjo masë do të ndihmojë bashkitë ta kenë organikën e tyre të plotë, me njerëz të aftë, pa të cilët gjenden në vështirësi për të kryer funksionet e tyre, si dhe do të stimulojnë edhe konkurrencën me tregun privat për rekrutimin e profesionistëve.

Me këtë masë shtojme mundësitë që bashkitë të kryejnë funksione në mënyrë efikase duke sjell shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët e çdo bashkie.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, përballohen:

1.për nivelet e pagave sipas kufirit minimal, nga fondi i kontingjences për rritjen e pagave

2.per cdo nivel page të miratuar mbi kufirin minimal e deri në kufirin maksimal, nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Gjatë kësaj periudhe jemi duke punuar ngushtë me bashkitë për t’i ofruar asistencën e nevojshme për mënyrën se si ato do të duhet të organizojnë stafet e tyre. Agjencia Mbeshtetjes së Vetëqeverisjes Vendore do të jetë pranë 61 bashkive për ti ndihmuar në këtë proces.

Kemi tashmë disa bashki të cilat kanë kryer një proces ristrukturimi sipas modelit të sygjeruar, dhe janë në pritje të vendimit të sotem për ti zyrtarizuar edhe në keshillat bashkiak respektivë.

Nëpërmjet kësaj ndarje, do jetë e mundur të qartësojmë nevojat reale që ka një bashki për staf dhe për numrin e punonjësve që i duhet një bashkie për një ngarkesë të caktuar pune, duke e bërë punën e tyre edhe më të matshme sa i përket rezultateve. 

Synimi ynë është të vendosim tregues të qartë transparent të përformacës së qeverisjes vendore, duke u orientuar drejt nje financimi të bazuar edhe në performancë.

Previous Post

Protesta para bashkisë/ Blushi: Vendi i Veliajt është qelia

Next Post

I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari nga Tirana

Next Post
I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari nga Tirana

I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari nga Tirana

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al