Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tavo e ftoi të bëhet nënkryetar bashkie, reagon Gjikuria: Po nëse fitoj unë çfarë bën ai…?

Editor by Editor
July 31, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Tavo e ftoi të bëhet nënkryetar bashkie, reagon Gjikuria: Po nëse fitoj unë çfarë bën ai…?
0
SHARES
183
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Petro Gjikuria, kandidati për kryetar bashkie në Himarë ka një përgjigje për ftesën që i bëri dje kundërshtari i tij në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Vangjel Tavo. Në një intervistë të dhënë për mediat greke, Tavo i bëri një ftesë publike kundërshatrit të tij, që në rast se ky i fundit humbet zgjedhjet, të bëhet nënkryetar i bashkisë Himarë.

Përgjigjen e mori nga Gjikuria.

“Nuk e kisha dëgjuar këtë, më gjetët pa përgatitur. Unë dua ti them zotit Tavo, po nëse fitoj unë çfarë do bëj ai? Dua ta pyes unë atë, çfarë do bëjë ai? Unë jam fitues pa diskutim, do flasim në ditët në vazhdim,”- tha Gjikuria gjatë një interviste në “Euroneës”.

Opozita shqiptare ka caktuar kandidatin Petro Gjikuria, si garues përballë Vangjel Tavos, në zgjedhjet e pjesshme të Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht. Gjikuria, një shtetas shqiptaro-amerikan që vjen nga bota e biznesit dhe një nga investitorët më të njohur në zonën e jugut të Shqipërisë.

Zgjedhjet e Himarës do të mbahen më 4 gusht, pas dekretimit të presidentit Bajram Begaj. Kjo, pasi mandati i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, u shpall i pavlefshëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ai është dënuar së fundmi me vendim të formës së prerë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Previous Post

Klevis Kapllani u ekzekutua me armë në makinë, zbardhet vrasja e shokut të Nuredin Dumanit

Next Post

Ndryshimet në qeveri sjellin edhe lëvizje në administratë, cilët janë 4 drejtorët e rinj në Portin e Durrësit, AKBN, IKMT dhe te Kadastra

Next Post
Ndryshimet në qeveri sjellin edhe lëvizje në administratë, cilët janë 4 drejtorët e rinj në Portin e Durrësit, AKBN, IKMT dhe te Kadastra

Ndryshimet në qeveri sjellin edhe lëvizje në administratë, cilët janë 4 drejtorët e rinj në Portin e Durrësit, AKBN, IKMT dhe te Kadastra

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al