Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë në emisionin e gazetarit Çim Peka ku është shprehur së gjatë qëndrimit në Zvicër është kërcënuar. Ai është shprehur se për të dhe për familjen e tij këto ditë janë të vështira.
Arben Ahmetaj*: Në aspektin personal asnjë ditë nuk është si dita që kaloi se, ditët e mia dhe të familjes sime janë tejet të vështira, sigurisht që qytetarëve shqiptarë nuk u interesojnë detajet e ditës sime apo të familjes, por në të gjitha dimensionet janë ditë të vështira në cdo lloj aspekti. Në aspektin e vendosmërisë pas sulmeve të fundit të SPAK me urdhër të kryeministrit.
Cim Peka: Report Tv ka publikuar fotot e një banese që tregon se jetoni në luks në Zvicër
Arben Ahmetaj: Me mediat e Ramës do të merrem me vonë. Mund ta vizitosh shtëpinë time. Ne jetojmë në një shtëpi në kushte normale. Kemi mundësi që sa herë më viziton nëna time 83 vjec apo prindërit e Eriolës, të kenë mundësinë të kenë një hapësirë ku të flenë. Kjo është pseudoluksi dhe arsyeja pse merren me mua në pafundësi. është urdhër dhe zell. Ajo (foto) ishte kërcënim i drejtpërdrejtë. Pas atij publikimi kam pasur dy episode. Njëri ku tre shqiptarë, njëri me qëndrim në Zvicër. I njoh. Nuk i bëj publike. Nëse do të duhet një ditë për të vërtetuar atë që them do i them me emër. Erdhën dhe bënë foto tek dera e pallatit dhe janë regjistruar nga një njeri i imi dhe cfarë kanë thënë. Edhe e dyta në një episod që e kam ndarë me autoritetet, që duke zbritur nga ashensori, një bashkëqytetar që shprehte epërsi dhe sharje dhe i njëjti ditë më pas, ku pi kafen e paradites, sërish aty përballë. E kam fotografuar dhe i kam marrë seriozisht si ato tre kërcënime të jetës sime sidhe atë provokim që i është bërë gocës sime në Tiranë. Jam shumë alert. Ashtu sikur kam deponuar gjashtë emrat që janë iniciator të goditjeve kundër meje dhe familjes sime.