Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përdorues i SKY ECC, dalin detaje të reja nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës

Editor by Editor
July 29, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Përdorues i SKY ECC, dalin detaje të reja nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës
0
SHARES
91
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zaraka, u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.

Burime për gazetaren e Vizion Plus, Blerina Cene, bëjnë me dije se kryeprokurori i Vlorës Zarka rezulton të jetë përdorures i aplikacionit të kriptuar Sky ECC.

Dyshohet se Zarka të jetë përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokiurorusë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda Eriona Dautaj, si dhe avokatët Radovan Ccela dhe Astrit Vladi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Sa vite burg rrezikon Prokurori në rast vërtetimi fajësie?

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, parashikohet në nenin 245-1 të Kushtetutës.

Previous Post

Dalja e parë e tre ministrave të rinj

Next Post

Luçiano Boçi: Rama ndërroi vetëm brekët! Leskaj: Ka vetëm një sulltan

Next Post
Luçiano Boçi: Rama ndërroi vetëm brekët! Leskaj: Ka vetëm një sulltan

Luçiano Boçi: Rama ndërroi vetëm brekët! Leskaj: Ka vetëm një sulltan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al