Friday, September 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E vranë para 1 jave, Serbia po e mban në morg ende trupin e Faton Hajrizit, çfarë kërkesa ka për ta kthyer

Editor by Editor
July 26, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
E vranë para 1 jave, Serbia po e mban në morg ende trupin e Faton Hajrizit, çfarë kërkesa ka për ta kthyer
0
SHARES
79
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trupi i Faton Hajrizit po vazhdon të mbahet në Serbi, në qytetin e Lloznicës, që javën që shkoi mori vëmendjen e mediave për shkak të vrasjes së një polici serb nga Faton Hajrizi dhe eliminimit të këtij të fundit nga policia atje. Avokati Arianit Koci nga Beogradi sot tregoi mbi një kërkesë të re nga Serbia për ta identifikuar qind për qind trupin e vrarë të Faton Hajrizit. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 tha se për t’i kryer këto analiza, nga Serbia është kërkuar Shehrije Hajrizi, nëna e Fatonit. E trupi i këtij të fundit nuk u lejua të shihet. Kjo me arsyetimin se ka dëmtime dhe për këtë shkak është mbyllur hermetikisht. Express sjell detaje.

“Fatonin e ke prapa teje. As një metër larg”, është një pjesë e rrëfimit të avokatit kosovar Arianit Koci, që vullnetarisht shkoi në Beograd për ta tërhequr trupin e pajetë të Faton Hajrizit. Në stacionin policor në Lloznicë, Koci thotë se vërejti një nervozizëm të kolegëve të policit të vrarë, Nikolla Krasmanoviq, kur ai shkoi t’I dorëzonte dokumentet e Hajrizit. Madje, ai thotë se dëgjoi pëshpërima tjera duke u çuditur se si në Lloznicë paska shkuar avokati I Faton Hajrizit. E tek pas disa orësh, nga policia në Lloznicë, Koci u udhëzua te shkojë në prokurori në Beograd. E atje avokati u ballafaqua me një kërkesë të “çuditshme”. Po kërkohen analiza shtesë për t’u siguruar që trupi që po mbahet në morg në Serbi është i Faton Hajrizit.

Në një lidhje direkte për emisionin “Frontal”, në Televizionin 7, Koci foli ekskluzivisht mbi kërkesën e palës serbe për ta identifikuar qind për qind, Hajrizin.

Kjo ka të bëjë me një analizë që nëna e Faton Hajrizit duhet të udhëtojë në Serbi. Pështyma do të jetë ajo që do të merret nga Shahrije Hajrizi për të parë përputhjen gjenetike të saj dhe trupit që gjendet në morgun në Serbi, e që paraprakisht është njoftuar se i përket Faton Hajrizit.

Avokati Arianit Koci e cilësoi si kërkesë të cuditshme, teksa tha se sipas zyrtarëve serbë, shenjat e gishtërinjëve të Faton Hajrizit nuk janë përputhur plotësisht.

“Sot ka qenë një ditë intensive. Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë e kërkova arsyen pse tani në këtë faze dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim. Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pra pjesërisht përputhen. Si duke ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekulojë në atë drejtim edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre”, tha Koci.

E nëse do të shkojë apo jo zonja Hajrizi në Serbi për ta bërë këtë analizë, Koci tha se do të vendosin jo më larg se deri të hënën.

Koci në “Frontal” dha edhe një infdormacion. Atë të moslejimit të shikimit të kufomës së Faton Hajrizit. Sipas tij, serbët janë arsyetuar se kufoma është e mbyllur hermetikisht dhe se ka dëmtime.

“Unë reagova menjëherë dhe u thash nëse veç vjen zonja në Serbi, atëherë ju lutem të ia mundësoni që ta sheh kufomën e djalit të vet. Ata më thanë se nuk munden me u përgjigj menjëherë sepse duhet me i pyt shefat tanë, e shefat tanë shefat e tyre. Pra u krijua një situatë  interesante. Pas gati një ore më thirri personi përgjegjës i cili kontaktoi nga policia dhe më thanë që fatkeqësisht nuk munden me leju me e pa nëna trupin e Fatonit për shkak se është i mbyllur hermetikisht. edhe tha që trupin mund ta hapni kur te kthehet në Kosova. Unë pyeta për arsyen pse nuk mundet me u hap trupi. Ai tha se sa ka informacion, kufoma nuk është në gjendje të mirë”, tha ai.

Koci tregoi se ka kërkuar që edhe ai ta shoh kufomës por as atij nuk i është lejuar.

“Nëse është i mbyllur trupi në mënyrë hermetike nuk mund ta sheh askush në këtë fazë.”, tha ai.

Për vdekjen e Faton Hajrizit, ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe vendor.

“Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri të vrasja e tij e raportuar kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, i ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Republikën e Kosovës, është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në Banjskë të Zveçanit. Patriotë janë 23 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë” pohoi Kurti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha të hënën se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ato shenja “janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur”.

Faton Hajrizi u arratis para gati tri javësh nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. Kjo ishte arratisja e tij e nëntë nga burgjet e vendit.

Të enjten, ai dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi kolegun e tij.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ngjarja ndodhi pas mesnate në Loznicë të Serbisë, që gjendet në kufi me Bosnjën, kur policët ndaluan një taksi me targa të qytetit të Tutinit që u dukej e dyshimtë, ku ndodheshin dy burra, shoferi dhe pasagjeri.

Policia identifikoi pasagjerët të cilët u ishin dukur të dyshimtë dhe pastaj njëri prej policëve i kishte kërkuar njërit prej personave në veturë që t’ia tregojë çantën, sipas raportimeve. I njëjti raportohet se ka refuzuar ta bëjë këtë dhe se ka qëlluar në drejtim të policëve, duke e lënë njërin të vrarë e tjetrin të plagosur.

Në raportimet e mediave serbe thuhej se ai ishte strehuar tek një fabrikë e braktisur. Për të shkuar atje, atij i janë dashur 2 orë e 44 minuta.

Fillimisht në kërkim u shpall vëllai i tij, Artani, meqë dokumentet që u gjetën në vendngjarje i përkisnin atij. Më pas, ai deklaroi se dokumentet i janë vjedhur nga Fatoni.Hajrizi u shpall zyrtarisht në kërkim nga Serbia si i dyshuar për vrasjen, të premten, kur edhe autoritetet serbe deklaruan se i njëjti është vrarë, pas rreth gati 40 orësh kërkime. /Express

Previous Post

Ende pa filluar, zbulohet rasti i parë doping në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Next Post

Nikolla jep dorëheqjen si kryetare Kuvendi

Next Post
Nikolla jep dorëheqjen si kryetare Kuvendi

Nikolla jep dorëheqjen si kryetare Kuvendi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

September 26, 2025
Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

September 26, 2025
Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

September 26, 2025
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

“ nuk është hakmarrje, por drejtësi”: Trump komenton akuzat ndaj ish-drejtorit të FBI-së: “Do të ketë më shumë të tjerë”

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.
KRYESORE

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

by timoni.al
September 26, 2025
0

Pas tragjedisë që e goditi familjen e Gjestit me humbjen e parakohshme të vëllait, ish-partnerja e artistit, Egli Tako, ka...

Read moreDetails
Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

September 26, 2025
Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

Mbretëria e Bashkuar lançoi kartën dixhitale të identitetit për të luftuar aktivitetet ilegale të punës.

September 26, 2025
Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin vendet e NATO-s në rastin e shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionët rusë? Trump: T’i rrëzojnë.

“ nuk është hakmarrje, por drejtësi”: Trump komenton akuzat ndaj ish-drejtorit të FBI-së: “Do të ketë më shumë të tjerë”

September 26, 2025
Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi: Kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të djalit është pranuar. Kjo nuk është…

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi: Kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të djalit është pranuar. Kjo nuk është…

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

Foto/ Tragjedia në familjen Gjest, reagimi i Egli Takos: Më pikëllon, do të doja të mos e kisha lexuar kurrë këtë informacion.

September 26, 2025
Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

Vijon shembja e ndërtimeve të paautorizuara dhe hapja e hapësirave publike në Sarandë

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al