Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Djali i “bossit” të Lajthizës plagos 3 persona në festë, Policia reflekton pas disa orësh, ndryshon versionin për ngjarjen

Editor by Editor
July 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Djali i “bossit” të Lajthizës plagos 3 persona në festë, Policia reflekton pas disa orësh, ndryshon versionin për ngjarjen
0
SHARES
297
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Janë zbardhur identitetet e personave që mbetën të plagosur gjatë natës, në një festë që u zhvillua në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë, ku Edison Elezaj shkrepi armën duke lënë të lënduar 3 prej personave të pranishëm. Personat që mbetën të plagosur, dhe morën mjekim në spital janë Elona Pinari, dhe dy vëllezër me mbiemtin Pengili.

Këta dy të fundit janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë, ndërkohë që Pinari ka marrë dëmtim më të rëndë, duke u mbajtur edhe sot nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, Policia e Tiranës tha se plagosja kishte qenë aksidentale, dhe se arma ishte shkrepur gabimisht, mirëpo në një njoftim të dytë Elezaj është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë. Policia vuri në pranga dy persona, që fshehën armën e krimit, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj, ndërkohë që u sekuestruar dhe arma e krimit.

Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pas plagosjes me armë zjarri gjatë një feste familjare të 3 të afërmve nga Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’ Hajri Elezajt. Policia njofton se pas kryerjes së krimit nga Edison Elezaj , dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Njoftimi i policisë:

Nëvijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi gjatë një feste që u zhvillua në ambientet e restorantit “Savoy Garden” në Tiranë, ku Edison Elezaj shkrepi armën duke lënë të lënduar 3 prej personave të pranishëm. Personat që mbetën të plagosur, dhe morën mjekim në spital janë Elona Pinari, dhe dy vëllezër me mbiemtin Pengili.

Previous Post

21 janari, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi paraqitet në SPAK

Next Post

‘Jam Pjerini’! Zhvatën biznesmenin, kapen mashtruesit, Ndreu: Denonconi

Next Post
‘Jam Pjerini’! Zhvatën biznesmenin, kapen mashtruesit, Ndreu: Denonconi

‘Jam Pjerini’! Zhvatën biznesmenin, kapen mashtruesit, Ndreu: Denonconi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al