Saturday, October 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkëshortja e Kryeministrit thotë se në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 mld euro në vit para krimi

Editor by Editor
July 16, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Bashkëshortja e Kryeministrit thotë se në Shqipëri qarkullojnë mbi 3 mld euro në vit para krimi
0
SHARES
125
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akuzat e opozitës dhe jo vetëm për shndërrimin e ekonomisë në një kënetë financiare, ku vërshojnë masivisht paratë me origjinë kriminale, janë mohuar gjithmonë me forcë nga qeveria dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama. Por me sa duket, familja kryeministrore ndan mendime të ndryshme për këtë çështje.

Një raport i UNDP i titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri” thotë se ekonomia shqiptare është ë përmbytur nga flukset e paligjshme financiare. Autorë të raportit janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë dhe Elena Polo. (Lexo raportin)

“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht në termat e efektit gërryes në burimet financiare private, integrimin e tyre në sistemin financiar, lidhjen me ekonominë e madhe informale dhe minimin e shtetit, demokracisë dhe institucioneve publike” thuhet në raport.

Autorët e raportit kanë kuantifikuar edhe përmasat e këtij problemi. “Sipas vlerësimeve të vitit 2020, flukset e paligjshme financiare përbëjnë një të pestën e ekonomisë shqiptare,” thotë raporti.

Pjesë nga raporti i UNDP me autore Linda Rama dhe Elena Polo

Në vitin 2020, madhësia e ekonomisë shqiptare ishte rreth 16.5 miliardë euro. Kjo do të thotë se sipas vlerësimeve të raportit, 3.2 miliardë euro ishin flukse të paligjshme financiare me origjinë nga aktivitetet kriminale si trafiku i drogës, korrupsioni apo dhe evazioni fiskal.

Qeveria nuk e sheh problemin

Vërshimi i narkoeurove në ekonominë shqiptare është shndërruar në një nga problemet më të mëdha për ekonominë shqiptare duke ndikuar edhe parametrat makroekonomik të vendit si ecurinë e inflacionit, por edhe kursin e këmbimit. Pasojat e këtij fenomeni janë veçanërisht të dukshme në tregun e pasurive të patundshme, me me kullat që ngrihen në seri në qiellin e Tiranës dhe çmimet që i ndjekin nga pasa drejt majave të reja.

Por pavarësisht këtyre sinjaleve dhe denoncimeve të shumta nga opozita dhe ekspertë, autoritetet e kanë mohuar fenomenin e pastrimit masiv të parave në ekonominë shqiptare duke kundërshtuar edhe konkluzionet e publikuara në raportet e përvitshme të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Departamentin e Shtetit.

“Dini ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Para pastrohen kudo, por ama është e pavërtetë që këtu në Shqipëri, pastrimi i parave është kaq masiv sa të flitet për 1.3 miliardë nga ndërtimi. Këto janë shifra të dala nga raporte të njerëzve anonimë që financohen herë nga një institucion herë nga tjetri, por nuk qëndrojnë. Këto dëmtojnë vendin tonë por nuk qëndrojnë. Unë nuk them që nuk pastrohen para por proporcionet nuk janë ato që thuhen,” u shpreh Rama në një interviste për gazetaren Erla Mëhilli në Euroneës.

Me sa duket, tani kryeministrit do t’i duhet të bindë jo vetëm opozitën dhe ekspertët se në Shqipëri nuk ka kriminalizim të ekonomisë, por edhe familjarët e tij.

/Kapitali

Previous Post

Tre shenjat e zodiakut që duhet të kursejnë para për pjesën tjetër të vitit 2024

Next Post

Çmimet e larta në jug, shqiptarët prenotime rekord në Greqi e Turqi

Next Post
Çmimet e larta në jug, shqiptarët prenotime rekord në Greqi e Turqi

Çmimet e larta në jug, shqiptarët prenotime rekord në Greqi e Turqi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
I ri shqiptar 23-vjeçar i gjetur i vrarë në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohet ngjarja tragjike.

I ri shqiptar 23-vjeçar i gjetur i vrarë në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohet ngjarja tragjike.

October 18, 2025
Kaos në Belgjikë: Ndeshja e kampionatit ndërpritet pas sulmit të tifozit ndaj gjyqtarit me një gotë.

Kaos në Belgjikë: Ndeshja e kampionatit ndërpritet pas sulmit të tifozit ndaj gjyqtarit me një gotë.

October 18, 2025
Tragjedi në Mançester: Shkaku i vdekjes së punonjëses 19-vjeçare të barit, ndalime për lëndë narkotike.

Tragjedi në Mançester: Shkaku i vdekjes së punonjëses 19-vjeçare të barit, ndalime për lëndë narkotike.

October 18, 2025
Parlamenti portugez miraton projektligjin e ri që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike për arsye fetare.

AKTUALITET

I ri shqiptar 23-vjeçar i gjetur i vrarë në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohet ngjarja tragjike.

by timoni.al
October 18, 2025
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Peruxhias dhe komunitetin shqiptar në Itali, kur Hekuran Cumani, një 23-vjeçar shqiptar, u...

Read moreDetails
Kaos në Belgjikë: Ndeshja e kampionatit ndërpritet pas sulmit të tifozit ndaj gjyqtarit me një gotë.

Kaos në Belgjikë: Ndeshja e kampionatit ndërpritet pas sulmit të tifozit ndaj gjyqtarit me një gotë.

October 18, 2025
Tragjedi në Mançester: Shkaku i vdekjes së punonjëses 19-vjeçare të barit, ndalime për lëndë narkotike.

Tragjedi në Mançester: Shkaku i vdekjes së punonjëses 19-vjeçare të barit, ndalime për lëndë narkotike.

October 18, 2025
Parlamenti portugez miraton projektligjin e ri që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike për arsye fetare.

Parlamenti portugez miraton projektligjin e ri që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike për arsye fetare.

October 18, 2025
Shpresë për Michael Schumacher: I pari gjest publik nga legjenda e Formula 1, 12 vjet pas aksidentit tragjik.

Shpresë për Michael Schumacher: I pari gjest publik nga legjenda e Formula 1, 12 vjet pas aksidentit tragjik.

October 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I ri shqiptar 23-vjeçar i gjetur i vrarë në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohet ngjarja tragjike.

I ri shqiptar 23-vjeçar i gjetur i vrarë në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohet ngjarja tragjike.

October 18, 2025
Kaos në Belgjikë: Ndeshja e kampionatit ndërpritet pas sulmit të tifozit ndaj gjyqtarit me një gotë.

Kaos në Belgjikë: Ndeshja e kampionatit ndërpritet pas sulmit të tifozit ndaj gjyqtarit me një gotë.

October 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al