Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zëri i Amerikës: FBI identifikon të dyshuarin për atentatin ndaj ish presidentit Trump

Editor by Editor
July 14, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zëri i Amerikës: FBI identifikon të dyshuarin për atentatin ndaj ish presidentit Trump
0
SHARES
150
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.

Agjencia e zbatimit të ligjit tha në një deklaratë të shkurtër se Crooks ishte nga Bethël Park i Pensilvanisë, rreth një orë me makinë nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

Deklarata nuk dha hollësi të mëtejshme rreth të dyshuarit Crooks, i cili, sipas dëshmitarëve, hapi zjarr me një pushkë nga një çati aty pranë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga zyrtarët e zbatimit të ligjit.

FBI tha më herët se po zhvillohet një “hetim aktiv dhe i vazhdueshëm” rreth incidentit duke theksuar se kushdo që ka informacion, duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet.

Të paktën një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga të shtënat, të cilat ndodhën në një hapësirë të madhe, të hapur në natyrë në Batlër të Pensilvanisë.

Më herët të dielën, Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se “është e habitshme” që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ish presidenti Trump tha se ishte “mirë” pasi u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë. Zoti Trump u lirua nga spitali të shtunën vonë.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, theksoi ish presidenti Trump, i cili falënderoi Shërbimin e Fshehtë dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre.

“Çka është më e rëndësishme”, tha ai, “dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë”.

Në veshin e djathtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku derisa po largohej nga skena e tubimit ku ndodhi sulmi.

Kur po largohej, ai ngriti grushtin drejt turmës, e cila brohoriste: “SHBA, SHBA”.

Sulmi erdhi pas një dite të ngjeshur fushatash për zotin Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.

Sulmi ndaj zotit Trump ishte përpjekja më serioze për të vrarë një president ose kandidat presidencial që nga atentati ndaj ish presidentit Ronald Regan në vitin 1981.

Ky atentat ndodhi në një atmosferë thellësisht të polarizuar politike, vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe disa ditë përpara se zoti Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidati i partisë së tij në Kuvendin Republikan. Fushata e tij tha se Kuvendi do të mbahet siç ishte planifikuar.

Previous Post

Pamjet/ Publikohet video e personit që sulmoi Trumpin, ja çfarë thotë 20-vjeçari

Next Post

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

June 9, 2025
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

AKTUALITET

by Editor
June 9, 2025
0

LONDËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar në Londër se aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Aleancës duhet...

Read moreDetails
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025
Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

Plagosja e Fatos Cenajt në Itali/ Hetuesit hedhin poshtë pistën se ish-policin e kapi plumb qorr, dyshojnë për pritë ndaj 59-vjeçarit

June 9, 2025
“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

“Los Angeles do të ishte zhdukur nëse…” Trump: Arrestimi i guvernatorit të Kalifornisë do të ishte gjë e mirë! Newsom: Hap i qartë drejt autoritarizmit

June 9, 2025
“Si thoni?” Rama rikthehet me rubrikën “Sy m’Sy”: Shihemi nesër!

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

“Aftësitë mbrojtëse të NATO-s duhet të katërfishohen”/ Paralajmërimi i Rutte në Londër: Rusia mund të sulmojë aleancën brenda 5 viteve të ardhshme

June 9, 2025
Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

Nis raundi i ri i bisedimeve mes Kinës dhe SHBA-së për tarifat, delegacioni amerikan takohet me përfaqësuesit kinezë në Londër

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al