Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali tek Onkologjiku/ Flet për herë të parë një nga mjeket e akuzuara dhe kapet me gazetarët: Më nxirrni pak më bukur…

Editor by Editor
June 27, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Skandali tek Onkologjiku/ Flet për herë të parë një nga mjeket e akuzuara dhe kapet me gazetarët: Më nxirrni pak më bukur…
0
SHARES
69
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjekia e Spitalit të Onkologjikut, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat.

Ajo ka deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati, ndërsa shton se duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë. Unë jam e pafajshme, do mbroj veten.”– ka deklaruar ajo. Gjithashtu mjekja është kapur edhe me gazetarët duke pretenduar se nuk e kanë nxjerrë bukur pas publikimit të fotografive të bluzave të bardha të përfshira në skandal.

Skandali u bë publik ditën e djeshme pas dyshimeve të ngritura nga SPAK se në spitalin Onkologjik të QSUT-së, bëhen pazare me jetët e pacientëve me kancer. Mjekë e punonjës të tjerë janë përfshirë në një skemë abuzive, ku dyshohet se pacientët e sëmurë me kancer nuk merrnin shërbim në spitalin shtetëror, por dërgoheshin në klinikat private dhe spitalet private ku punonin mjekët. Aty ata detyroheshin të paguanin shuma të mëdha për të marrë shërbimin e kimioterapisë apo dhe operacione.

I dyshuar si i përfshirë është edhe kryeinfermieri i Onkologjikut, Afrim Ruçi, i cili bënte rolin e sekserit dhe ishte mënyra e komunikimit mes mjekëve, por edhe farmacive e pacientëve të ndryshëm, për të siguruar mjekimet e kimioterapisë.

Emrat e tjerë që dyshohet se janë të përfshirë janë Edmond Gashi (Mjek), Emiljano Lela (Koordinator), Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe), Halil Gashi, Florian Marku dhe Drilona Kishta.

Previous Post

Euro 2024/ Mbyllet faza e grupeve, njihuni me të gjitha çiftet e 1/16-ve

Next Post

“Jep dorëheqjen”/ Ministrja Koçiu flet për skandalin tek Onkologjiku

Next Post
“Jep dorëheqjen”/ Ministrja Koçiu flet për skandalin tek Onkologjiku

“Jep dorëheqjen”/ Ministrja Koçiu flet për skandalin tek Onkologjiku

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al