Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shteti i uli shpenzimet për shëndetësinë dhe pagesat nga xhepi u rritën në nivel rekord

Editor by Editor
June 27, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Shteti i uli shpenzimet për shëndetësinë dhe pagesat nga xhepi u rritën në nivel rekord
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2000, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, 46.5 lekë ishin nga financimet e brendshme të qeverisë për këtë zë, 1.7 lekë nga burime të jashtme dhe 51.8 lekë nga vetë xhepat e qytetarëve, sipas të dhënave nga Banka Botërore, që i referohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dy dekada më vonë, pavarësisht investimeve të shumta, shpenzimet për shëndetin jo vetëm që nuk kanë shënuar përmirësim, përkundrazi qytetarët, të cilët paguajnë 3.4% të pagës si tatim për sigurimet shëndetësore, kanë paguar gjithnjë e më shumë nga xhepi.

Të dhënat e Bankës Botërore referojnë se në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguan nga xhepi rreth 60 lekë, ose 60%, rreth 8 pikë përqindje më shumë sesa në vitin 2000.

Në të kundërt shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, nga 46.5% në 2000. Edhe financimet e huaja kanë rënë në vetëm 0.5% të totalit, nga 1.7% në 2000.

Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, Shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë nga familjet, duke përfshirë shpërblimet dhe pagesat në natyrë, për praktikuesit shëndetësorë dhe furnizuesit e produkteve farmaceutike, pajisjeve terapeutike dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, qëllimi kryesor i të cilëve është të kontribuojnë në rivendosjen ose përmirësimin e gjendjes shëndetësore. të individëve ose grupeve të popullsisë. Këto janë pjesë e shpenzimeve private për shëndetin. (lexo KËTU shkrimin e plotë)

Previous Post

Shi në Lezhë, përmbyten disa rrugë, vështirësi në lëvizje

Next Post

BBV4 do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve? Zbulohen detaje të bujshme

Next Post
BBV4 do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve? Zbulohen detaje të bujshme

BBV4 do të vendosë përballë fituesit e tre edicioneve? Zbulohen detaje të bujshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al