Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U gjet i pajetë me tatuazhin “Korça” në Belgjikë, thirrje për ta identifikuar! Mister shkaqet e vdekjes

Editor by Editor
June 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
U gjet i pajetë me tatuazhin “Korça” në Belgjikë, thirrje për ta identifikuar! Mister shkaqet e vdekjes
0
SHARES
137
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në studion e emisionin “Pa Gjurmë” ka mbërritur një denoncim për një person që është gjetur i pa jetë në një lumë në Belgjikë dhe dyshohet se është një shqiptar. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur më datë 15 mars 2024 në lumin Meuse, në Ardenne-Seilles në Belgjikë.

Dyshohet se viktima është shqiptar, pasi në krahun e majtë mban një tatuazh të një dragoi që merr frymë nga zjarri dhe të shkuar ka një tekst që lexon “Korça”. Në një lidhje live nga Belgjika, themeluesi i fondacionit ‘’Dosjet e pazgjidhura’’, Sander Meyer tha se policia në Belgjikë nuk e ka bërë dot të mundur identifikimin  e viktimës, pasi ai nuk ka pasur me vete kartën e identitetit.

Mbeten ende mister shkaqet e vdekjes, ndërsa po ashtu nuk dihet as data e saktë se kur mund të ketë vdekur dhe sa gjatë ka qëndruar trupi i pajetë në lumë. Meyer thotë se dyshimet janë që viktima është një shqiptar dhe që familja e tij mund të jetë në Korçë. Ai denoncoi rastin për të kërkuar ndihmë që viktima të identifikohet.

“Polici ka hetuar por nuk e ka identifikuar dot. Nuk e gjetën dot emrin e tij, nuk dihet shumë mbi këtë person. Ai është gjetur më 15 mars në lumin Meuse në Belgjikë. Shkaqet e vdekjes janë të panjohura. Bazuar në investigimin tim viktima me shumë mundësi është shqiptar, pasi ka tatuazhin me emrin Korça. Viktima është gjetur më datë 15 mars 2022. Janë shumë gjëra të panjohura. Është e panjohur se sa gjatë ka qëndruar lumi i pajetë në ujë. Dyshoj që mund të ketë familjen e tij në Korçë. Dyshohet se tatuazhi mund të ketë qenë bërë në ushtri”, – tha Meyer.

Policia belge ka bërë edhe një identikit të viktimës, i cili dyshohet se është 40-60 vjeç, 1.77 metra i gjatë, pa flokë, mjekër kafe, me mustaqe dhe dhëmbë të paplotë. Ditën që është gjetur i pajetë, viktima kishte veshur këto veshje: bluzë e zezë, pulovër gri xhaketë e zezë xhaketë e zezë nga Nike, pantallona të zeza termale kapele jeshile dhe atlete blu.

Previous Post

Reagim emocionues nga Arbër Hoxha pas eliminimit nga Europiani

Next Post

Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për ‘luftë civile’

Next Post
Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për ‘luftë civile’

Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për ‘luftë civile’

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al