Saturday, January 3, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Marca” i kushton artikull Asllanit: “Mister Catering” që vendos në pjatë golat dhe asistet

Editor by Editor
June 24, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
“Marca” i kushton artikull Asllanit: “Mister Catering” që vendos në pjatë golat dhe asistet
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull special yllit të kombëtares tonë, Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në Elbasan në vitin 2002 konsiderohet nga “Marca” si “motori” i Shqipërisë, që sonte në mbrëmje do të sfidojë pikërisht Spanjën në Dyseldorf në ndeshjen e tretë në grupin B.

Një takim me historinë për Shqipërinë, ndonëse rruga kalon përmes skuadrës që më shumë ka bindur në këtë edicion… Spanja. “Marca” kujton se mesfushori nuk harron se nga vjen dhe as që vetëm tre vite më parë, teksa festonte fitoren e Italisë në “Euro 2020” (Europiani u luajt në vitin 2021), po shërbente tavolinat në festivalin “stringozzo alla tape senesë” në Itali. “Më pëlqejnë festivalet dhe të jem kamerier. Vrapoj me karrige i djersitur dhe mes mushkonjave për t’u sjellë ushqim banorëve të qytetit, turistëve dhe njerëzve që vijnë masivisht nga zonat e afërta”, kujton ai në “Cronache di spogliatoio”.

“Unë u rrita në Buti dhe nuk do ta ndryshoja për tërë botën. Sa herë që mundem, kthehem – thotë ai, duke iu referuar qytetit të vogël në Toskanë ku mbërriti kur ishte vetëm dy vjeç. Dhe fillimet nuk ishin të lehta – Babai erdhi në Itali me një varkë dhe më tregon se sa e vështirë ishte jeta në Shqipëri. Nëna ime kishte 18 vjeç dhe nuk ishte e lehtë. Ata vuajtën shumë dhe çfarë bënë për mua dhe për vëllain tim Leonardo, i cili është 13 vjeç, është e paçmueshme: ndihem sikur nuk mund t’ia kthej, por përpiqem”, rrëfen ai për “Corriere dello Sport”.

Papritur jeta e tij mori një kthesë rrënjësore. Vetëm 13 ndeshje si titullar në elitën e futbollit italian dhe dy gola kundër Interit – një me ekipin rezervë dhe një tjetër në Serinë A – i dhanë mundësinë të largohej nga Empoli dhe të nënshkruante për zikaltrit në këmbim të 10 milionë eurove.

“Kur mora mesazhin nga Havier Zaneti, për pak sa nuk më ra të fikët”, siguron ai.

“Kur firmosa për Interin e çova të gjithë familjen time në Milano. Nëna ime punonte në një fabrikë ëmbëlsirash dhe babai im punonte në një fabrikë uji. Në verë ai kaloi gjithë ditën në diell: tani jeta e tij ka ndryshuar”, tregon mesfushori kuqezi. Ky admirues i Kakasë punon si aktor dytësor për Interin, me të cilin ka fituar titullin, por me Shqipërinë ka një rol udhëheqës. Tani ajo që “Mister Catering” vendos në pjatë janë golat dhe asistet.

“Ai është rritur shumë dhe është shumë i fortë mendërisht. Ai e ka kuptuar që jeta nuk të jep asgjë”, është shprehur trajneri i tij te Shqipëria, Silvinjo. Mund të priste thirrjen nga Italia… por ndihet krenar që ka zgjedhur Shqipërinë.

“Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flas herë pas here gjuhën dhe gjyshërit e mi mbajnë gjallë rrënjët e mia. Nëse jam në Tiranë me kombëtaren shkoj t’i shoh”. Tani është në Gjermani, por shpreson që t’i japë atyre (gjyshërve) në distancë një fitore ndaj Spanjës dhe pse jo edhe një vend në turin e dytë. Të ëndërrosh është falas.

Previous Post

VIDEO-LAJM/ Saimir Tahiri shfaqet në publik pas lirimit nga qelia! Si ka ndryshuar pamja e ish-ministrit të Brendshëm

Next Post

Saimir Tahiri jep llogari dy orë në SPAK për pasurinë

Next Post
Saimir Tahiri jep llogari dy orë në SPAK për pasurinë

Saimir Tahiri jep llogari dy orë në SPAK për pasurinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Michael Schumacher feston 57 vjetorin e tij, bota e motorsportit i rendit nderimet për legjendën.

Michael Schumacher feston 57 vjetorin e tij, bota e motorsportit i rendit nderimet për legjendën.

January 3, 2026
Detaje të reja mbi arrestimin e Maduros, Delta Force kishte ndërtuar "modelin e jetesës" së presidentit të Venezuelës.

Detaje të reja mbi arrestimin e Maduros, Delta Force kishte ndërtuar “modelin e jetesës” së presidentit të Venezuelës.

January 3, 2026
Burri vrau gruan dhe pastaj vrau veten në Orikum, dëshmia e fëmijëve: E gjetëm nënën të lidhur…

Burri vrau gruan dhe pastaj vrau veten në Orikum, dëshmia e fëmijëve: E gjetëm nënën të lidhur…

January 3, 2026
Rikthehet ngarkesa e madhe në trafik nga Librazhdi drejt Elbasanit, qindra mjete të ndaluara.

KRYESORE

Michael Schumacher feston 57 vjetorin e tij, bota e motorsportit i rendit nderimet për legjendën.

by timoni.al
January 3, 2026
0

Sot, bota e garave i bashkohet një momenti të veçantë, duke festuar ditëlindjen e 57-të të legjendës Michael Schumacher. Dymbëdhjetë...

Read moreDetails
Detaje të reja mbi arrestimin e Maduros, Delta Force kishte ndërtuar "modelin e jetesës" së presidentit të Venezuelës.

Detaje të reja mbi arrestimin e Maduros, Delta Force kishte ndërtuar “modelin e jetesës” së presidentit të Venezuelës.

January 3, 2026
Burri vrau gruan dhe pastaj vrau veten në Orikum, dëshmia e fëmijëve: E gjetëm nënën të lidhur…

Burri vrau gruan dhe pastaj vrau veten në Orikum, dëshmia e fëmijëve: E gjetëm nënën të lidhur…

January 3, 2026
Rikthehet ngarkesa e madhe në trafik nga Librazhdi drejt Elbasanit, qindra mjete të ndaluara.

Rikthehet ngarkesa e madhe në trafik nga Librazhdi drejt Elbasanit, qindra mjete të ndaluara.

January 3, 2026
Dy të arrestuar në Tiranë për shkatërrimin e xhamave të lokalit dhe sulmin ndaj një personi.

Dy të arrestuar në Tiranë për shkatërrimin e xhamave të lokalit dhe sulmin ndaj një personi.

January 3, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Michael Schumacher feston 57 vjetorin e tij, bota e motorsportit i rendit nderimet për legjendën.

Michael Schumacher feston 57 vjetorin e tij, bota e motorsportit i rendit nderimet për legjendën.

January 3, 2026
Detaje të reja mbi arrestimin e Maduros, Delta Force kishte ndërtuar "modelin e jetesës" së presidentit të Venezuelës.

Detaje të reja mbi arrestimin e Maduros, Delta Force kishte ndërtuar “modelin e jetesës” së presidentit të Venezuelës.

January 3, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al