Sunday, December 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meta bëri publike kërkesën për divorc, Kryemadhi: Nuk preferoj të komentoj, dua të mësoj arsyet që e çuan drejt këtij vendimi

Editor by Editor
June 21, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Meta bëri publike kërkesën për divorc, Kryemadhi: Nuk preferoj të komentoj, dua të mësoj arsyet që e çuan drejt këtij vendimi
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi te enjten se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike. Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Në mbrëmje, gjatë emisionit “Çim Peka live” në Syri.Tv, ish-presidenti Meta, tha se Kryemadhi “është tanimë ish-bashkëshortja”, dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar, i cili sipas tij, disa herë i kishte kërkuar që të dy prindërit të gjenin “një zgjidhje të qetë, përsa kohë keni shumë tensione dhe probleme. Mendoj se kam gjetur një zgjidhje shumë të qetë”, u shpreh zoti Meta.

Prej disa muajsh zoti Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi. Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.

Ish-presidenti nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e kërkesës për divorc, por la të kuptohej qartë se për të kishte qenë i papranueshëm qëndrimi i Kryemadhit ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një kohë që ajo “ishte në dijeni të gjithë veprimtarisë së SPAK-ut kundër bashkëshortit e të gjithë përpjekjeve për të shantazhuar persona të ndryshëm kundër Metës”, deklaroi ai duke shtuar se “Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.

Javën e shkuar Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa nuk u bë e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ndaj tij dhe zonjës Kryemadhi po kryhet dhe një hetim pasuror. Ish-presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi. Të njëjtin qëndrim ai mbajti dhe gjatë emisionit të së enjtes, duke përsëritur po ashtu akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që në deklarimet e saj, pas marrjes në pyetje po në Prokurorinë e Posaçme, zonja Kryemadhi ka qenë tejet e matur duke u shprehur se “prokurorët po bëjnë punën e tyre”.

Meta dhe zonja Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë./ VOA

Previous Post

“Jemi ende në lojë, ka Zot!”/ Shakohoxha: Ky është ekipi më i mire në botë për ne! Ata që shajnë në rrjetet sociale…

Next Post

Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme në Euro 2024

Next Post
Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme në Euro 2024

Përballje titanësh mes Holandës dhe Francës, ja sfidat e sotme në Euro 2024

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit: Qytetarët bllokojn rrugën pas hyrjes në teatrin “Petro Marko”

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit: Qytetarët bllokojn rrugën pas hyrjes në teatrin “Petro Marko”

December 28, 2025
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË: Rezultatet e para tregojnë se Kurti udhëheq, por nuk arrin të formojë qeverinë. Rritet LDK, PDK renditet e treta.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË: Rezultatet e para tregojnë se Kurti udhëheq, por nuk arrin të formojë qeverinë. Rritet LDK, PDK renditet e treta.

December 28, 2025
Fituesit e Globe Soccer Awards: Dembele, Yamal, Ronaldo dhe Djokovic.

Fituesit e Globe Soccer Awards: Dembele, Yamal, Ronaldo dhe Djokovic.

December 28, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AFP ngrit alarmin: Çfarë pasojash do të ketë nëse përsëri nuk shpallet një “fitues” në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë prodhuar rezultatet e para nga exit poll-et. Kryesuese është lista e Kurtit me 49 deputetë, pasuar nga PDK me 27 deputetë, ndërsa LDK renditet e treta.

December 28, 2025
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit: Qytetarët bllokojn rrugën pas hyrjes në teatrin “Petro Marko”
LAJME

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit: Qytetarët bllokojn rrugën pas hyrjes në teatrin “Petro Marko”

by timoni.al
December 28, 2025
0

Një protestë është organizuar në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, për shkak të mungesës së ujit që vazhdon prej tre...

Read moreDetails
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË: Rezultatet e para tregojnë se Kurti udhëheq, por nuk arrin të formojë qeverinë. Rritet LDK, PDK renditet e treta.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË: Rezultatet e para tregojnë se Kurti udhëheq, por nuk arrin të formojë qeverinë. Rritet LDK, PDK renditet e treta.

December 28, 2025
Fituesit e Globe Soccer Awards: Dembele, Yamal, Ronaldo dhe Djokovic.

Fituesit e Globe Soccer Awards: Dembele, Yamal, Ronaldo dhe Djokovic.

December 28, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AFP ngrit alarmin: Çfarë pasojash do të ketë nëse përsëri nuk shpallet një “fitues” në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë prodhuar rezultatet e para nga exit poll-et. Kryesuese është lista e Kurtit me 49 deputetë, pasuar nga PDK me 27 deputetë, ndërsa LDK renditet e treta.

December 28, 2025
Opinioni i Preç Zogajt: Kryeministri Rama ka humbur kontrollin mbi fatin e tij.

Opinioni i Preç Zogajt: Kryeministri Rama ka humbur kontrollin mbi fatin e tij.

December 28, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit: Qytetarët bllokojn rrugën pas hyrjes në teatrin “Petro Marko”

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit: Qytetarët bllokojn rrugën pas hyrjes në teatrin “Petro Marko”

December 28, 2025
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË: Rezultatet e para tregojnë se Kurti udhëheq, por nuk arrin të formojë qeverinë. Rritet LDK, PDK renditet e treta.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË: Rezultatet e para tregojnë se Kurti udhëheq, por nuk arrin të formojë qeverinë. Rritet LDK, PDK renditet e treta.

December 28, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al