Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

3 rekorde historike për Kombëtaren, Gjasula ‘kryefjalë’ e mediave të huaja

Editor by Editor
June 20, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
3 rekorde historike për Kombëtaren, Gjasula ‘kryefjalë’ e mediave të huaja
0
SHARES
131
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Askush nuk do ta kishte imagjinuar, por dy prej kuqezinjve tanë kanë thyer plot 3 rekorde historike në pak ditë. Goli spektakolar i Nedim Bajramit 23 sekonda pasi nisi ndeshja Shqipëri-Itali, hyri në historinë e Europianit. Pavarësisht disfatës me Kombëtaren italiane, ky gol bëri bujë në të gjitha mediat botërore.

Edhe ish-futbollisti rus Dmitri Kirichenko u befasua që një shqiptar arriti të “mposhtë” rekordin e tij të para 20 viteve.

4 ditë më vonë, vjen një tjetër përballje emocionuese me Kroacinë. “Shqiponjat” fillimisht kaluan në epërsi, por kroatët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë. Pasi barazuan, një autogol i Gjasulës ‘theu zemrat’ e tifozëve kuqezinj. Por ndodhi mrekullia!

Teksa ishte shuar çdo shpresë, mesfushori mbrojtës Gjasula shënoi golin e barazimit. Pas 94 minutash e 23 sekondash lojë, ai theu një tjetër rekord, atë të golit më të vonë në historinë e Europianit.

Por jo vetëm kaq, Gjasula është zëvendësuesi i parë në historinë e Europianëve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një ndeshje të vetme.

3 rekorde për Shqipërinë në nisje të Euro 2024, që kanë shkaktuar “bujë” në mediat më të rëndësishme të globit.

BBC shkruan me një vlerësim të lartë për Kombëtaren tonë, duke e cilësuar “skuadër luftarake”, ndërsa Daily Mail e nis shkrimin e saj kështu: “Nga zero, në hero!”

Për mesfushorin e Shqipërisë Gjasula, kanë shkruar edhe shumë media të tjera.

The Guardian thotë se “loja e tij ishte e zhurmshme”. “Shkathtësia e saktësia para portës nuk janë gjëja e tij, por kjo nuk ndodhi sot. Tifozët shqiptarë e meritonin!”

Për media të tjera, Gjasula u kthye nga një “horr” në hero. Komentues në rrjete sociale e kanë marrë me humor performancën e tij sot, duke thënë se “ka dyshime që Gjasula të jetë shqiptaro-kroat”.

Sido të jetë, ëndrra vazhdon…

Në turin final, Shqipëria do të përballet me Spanjën, ndërsa Kroacia do të ketë një përballje të tensionuar me Italinë.

Previous Post

Finalja e parakohshme Spanjë-Itali, në fushë edhe Anglia! Njihuni me sfidat e sotme në Europian

Next Post

BBC për ndeshjen Shqipëri-Kroaci: Do mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi

Next Post
BBC për ndeshjen Shqipëri-Kroaci: Do mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi

BBC për ndeshjen Shqipëri-Kroaci: Do mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al