Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“E pëson” shqiptari i Kosovës, gazetari humb akreditimin në Euro 2024! Çfarë vendimesh mori UEFA

Editor by Editor
June 20, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
“E pëson” shqiptari i Kosovës, gazetari humb akreditimin në Euro 2024! Çfarë vendimesh mori UEFA
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, i ka hequr akreditimin gazetarit kosovar Arlind Sadiku për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Gelsenkirchen të dielën.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Serbisë, Millan Vokoviq, bëri kërkesë që Sadikut t’i anulohen akreditimet, duke thënë se ai i provokoi tifozët serbë kur u kthye kah ta gjatë një transmetimi drejtpërdrejt dhe e bëri shqiponjën dykrenore me duart e tij.

Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar shqiptar.

“UEFA mund të konfirmojë se një gazetarit i është anuluar akredimi për shkak të sjelljes së pahijshme në ndeshjen e Euro 2024 mes Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024”, tha UEFA në një komunikatë.

Sadiku tha për Reuters se atij iu mor akreditimi kur shkoi për të marrë pjesë në konferencën e Shqipërisë për media të martën.

Ai e pranoi se gjesti i tij ishte joprofesional për një gazetar, por argumentoi se nuk ishte “fyes ndaj askujt”.

“Njerëzit nuk e dinë se si po ndihesha në atë çast, sepse unë kam trauma nga lufta”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 10.000 eurosh të mërkurën, për shkak të “transmetimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes të dielën.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb, i cili përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj.

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi refuzon ta pranojë atë.

Federata e Futbollit e Kosovës bëri ankesë në UEFA kundër banerëve të tifozëve serbë, për të cilët tha se përmbanin “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste”./ REL

Previous Post

Nuk u kap në kamera, shikoni momentin kur një tjetër tifoz shqiptar futet në fushë gjatë ndeshjes me Kroacinë

Next Post

Bardhi: Në PD s’ka diskutim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në 2025-ën. S’jam për vija të kuqe as për Bashën e as për askënd

Next Post
Bardhi: Në PD s’ka diskutim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në 2025-ën. S’jam për vija të kuqe as për Bashën e as për askënd

Bardhi: Në PD s’ka diskutim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në 2025-ën. S’jam për vija të kuqe as për Bashën e as për askënd

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al