Protesta vazhdon. Demokratët kanë zbritur në sheshin para Parlamentit për të protestuar pas publikimit të investigimit nga Rai 3 që akuzonte për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin.
Opozitarët kanë përgatitur një skenar të ngjashëm me protestat e përjavshme para Bashkisë së Tiranës. Zjarr me goma. Policia ka marrë masa duke pajisur efektivët që kanë formuar kordonin me fikse zjarri dhe maska kundra gaz.















