Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investigimi i Rai 3/ Opozita proteston para Kuvendit, mobilizohet policia, rreth 400 efektivë në terren

Editor by Editor
June 6, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Investigimi i Rai 3/ Opozita proteston para Kuvendit, mobilizohet policia, rreth 400 efektivë në terren
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Për rreth një orë pritet të nisë protesta e opozitës para Kuvendit. Opozita lajmëroi protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Raportohet se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën. Protesta do të nisë në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë disa masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit. Në zbatim të planit të masave, duke nisur nga ora 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”.

Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, iu bëhet thirrje që të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore dhe përsërit thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Previous Post

Polici i dehur përplasi me makinë një grua, detaje nga aksidenti në Vlorë

Next Post

Skenari si tek bashkia! Opozita mbledh gomat para parlamentit

Next Post
Skenari si tek bashkia! Opozita mbledh gomat para parlamentit

Skenari si tek bashkia! Opozita mbledh gomat para parlamentit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al