Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 4.4 vjet burg për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan, pritet ekstradimi drejt Italisë

Editor by Editor
June 3, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ I dënuar me 4.4 vjet burg për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan, pritet ekstradimi drejt Italisë
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ELBASAN- Një 45-vjeçar i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge është vënë në pranga në Elbasan. Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj ishte dënuar me 4.4 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Torino, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. 

Gjithashtu është arrestuar në Vlorë edhe një 41-vjeçar banues në Elbasan, pasi akuzohet se ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka patur 60 000 lekë dhe 500 euro.   

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan. 

Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.   

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. Gj., më datë 01.09.2023, ka vjedhur në biznesin e një shtetaseje, kasafortën brenda së cilës ka patur 60 000 lekë dhe 500 euro.   

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Vlorë.  

Previous Post

Pesë ditë nga sulmi i Sokol Mëngjesit/ Gjykata merr vendimin për dy të arrestuarit

Next Post

FORMACIONI/ Sylvinho projekton Dakun dhe Hoxhën titullarë, dyshja Broja-Manaj e nisin nga stoli 

Next Post
FORMACIONI/ Sylvinho projekton Dakun dhe Hoxhën titullarë, dyshja Broja-Manaj e nisin nga stoli 

FORMACIONI/ Sylvinho projekton Dakun dhe Hoxhën titullarë, dyshja Broja-Manaj e nisin nga stoli 

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al