Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fatmir Xhafaj “misionari” i Ramës për të “shqepur” reformën në drejtësi dhe vënë nën kontroll SPAK

Editor by Editor
May 29, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Fatmir Xhafaj “misionari” i Ramës për të “shqepur” reformën në drejtësi dhe vënë nën kontroll SPAK
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodiana Lala:

Fatmir Xhafaj është gjithashtu jo vetëm “misionar”, por edhe i duhuri për “ta kryer” këtë mision, sepse dikur ishte ai që rama caktoi “për ta qepur reformën e famëshme”, kurse tani duhet “ta shqep” urgjentisht, sepse për Ramën e të tjerë si ai, “s’mban më ujë pilafi”./
. . . . . . . . .
Ndodhesha në Beograd për shkak të një angazhimi profesional kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zgjidhej kreu i ri i SPAK.

E ndoqa mbledhjen online dhe kuptova se lufta e qeverisë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posacme ishte e fortë.

Mënyra sesi po zhvilloheshin ngjarjet e dëshmonin qartë këtë. Në finale drejtimin e SPAK e mori Altin Dumani.

Prej asaj dite lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe korrupsionit ka nisur të ashpërsohet (sigurisht kërkohet shumë më tepër).

Altin Dumani nuk i bindej askujt. Vetëm LIGJIT. Kjo ngjan se e tmerron Edi Ramën. Ndaj sic duket qartë, ai zgjodhi Fatmir Xhafën, njeriun që dikur e flaku brenda natës nga Ministria e Brendshme, ta thërrasë në shërbim. Si përherë Xhafa di të shërbejë. Ndaj befas e gjen veten në krye të Komisionit AntiSPAK. Një komision që do të përpiqet të kontrollojë strukturën antikorrupsion.

Lufta ndaj Dumanit sapo ka nisur. Xhafa do të luajë me procedura, teknikalitete, negociata me ndërkombëtarët. Do bëjë cmos të arrijë ta kontrollojë SPAK dhe ti shërbejë SHEFIT. Se ka për gjë, e ka gëlltitur flakjen nga Ministria e Brendshme. Edhe momentin kur u detyrua të dorëzojë vëllain në burg në Itali vetëm e vetëm që mos trazohej Edi Rama.

Ujërat tashmë kanë ndryshuar. SPAK-u ndryshe nga sa mendojnë analistë të njohur në vend, po ju del nga kontrolli. Jo e gjithë struktura, por një pjesë, që po iu prish gjumin.

Personalisht nuk besoj që Shqipërinë e bën SPAK, Shqipërinë e bëjmë Ne, qytetarët. Por SPAK mjafton t’iu dridhë gjunjët e poltikanëve të korruptuar që deri dje e shihnin veten të paprekshëm.

Xhafa është njëri prej tyre, të cilit duhet ti hetohet pasuria për shkak se vëllai është i dënuar për drogë. Po ndërsa, do duhej të mbështeste Reformën që vetë e qepi, tani po përpiqet ta shqepë dhe të vërë nën kontroll SPAK. Nëse kjo ndodh, sbesoj se në këtë vend ka më shpresë. Urojmë mos më dalë parashikimi.

Previous Post

Blenë restorante, hotele e klub futbolli në Itali, SPAK godet grupin kriminal shqiptar: Shmangën miliona euro taksa

Next Post

Shkodra e mbushur me ‘jeshile’, zbulohen 10 mijë bimë narkotike, asnjë në pranga

Next Post
Shkodra e mbushur me ‘jeshile’, zbulohen 10 mijë bimë narkotike, asnjë në pranga

Shkodra e mbushur me ‘jeshile’, zbulohen 10 mijë bimë narkotike, asnjë në pranga

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al