Thursday, June 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kishte mbyllur pazarin me “Manecin” dhe Fatmir Troplinin/ Si Alves Reçi u hoq si italian kur i plasën tritolin Preng Gjinit, iku me taksi në…

Editor by Editor
May 28, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Kishte mbyllur pazarin me “Manecin” dhe Fatmir Troplinin/ Si Alves Reçi u hoq si italian kur i plasën tritolin Preng Gjinit, iku me taksi në…
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Etja për të vrarë Preng Gjinin, ka mobilizuar një dyzinë personash të botës së krimit dhe vetë anëtarët e familjes “Reçi” nga Rrësheni, të cilëve në muajin janar 2020, u ishte ekzekutuar me snajper i afërmi i tyre, Kastriot Reçi.

Por katër vite përpara se SPAK të zbulonte autorët që siguruan kushtet për të vrarë Preng Gjinin në Tiranë, si killerin Nuredin Dumani, Fatmir Troplinin, Arben Mërkurin alias Manecin, Elson Reçin, Robert Laçin, punonjësin e policisë Klodian Shahinin, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, një raport i dërguar nga policia kriminale drejt prokurorisë së Tiranës, hidhte dyshime të forta për pjesëmarrjen në këtë atentat të njërit prej nipave të Kastriot Reçit, shtetasin Alves Reçi.

Tashmë dosja hetimore e rregjistruar në prokurorinë e Tiranës me Nr. 5775 për akuzën e “Vrasjes për gjakmarrje” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërim i pronës me eksploziv” është tërhequr për hetime të mëtejshme në SPAK dhe padyshim që ky raport kriminal është brenda në dosjen hetimore.

Alves Reçi, është identifikuar nga policia kriminale qysh në muajin shtator 2020, kur ka ndodhur sulmi me 400 gramë tritol ndaj Preng Gjinit.

Por çuditërisht në atë kohë askush nuk lëvizi në prokurorinë e Tiranës, pasi dosja shkoi nga njëri prokuror në tjetrin.

Mirëpo edhe pse çështja shkoi në prokurorinë e posaçme SPAK, sërish nuk pati asnjë akuzë konkrete mbi veprimet kriminale të kryera nga Alves Reçit dhe vetë Nuredin Dumani, i cili sipas bisedave të “SKY” kishte mbyllur pazarin me “Manecin” dhe Fatmir Troplinin, duke gjetur si ekzekutorë të Preng Gjinit, Enver Divën dhe Besjan Xhixhën.

Sipas relacionit të përpiluar në shtator 2020 dhe raporteve të vëzhgimit të policisë në këtë kohë, personi i identifikuar si pjesëmarrës në këtë krim është pikërisht njëri nga djemtë e vëllait të, Kastriot Reçit, i cili mbeti i vrarë me snajper, në janar 2020 në qendër të Rrëshenit.

Dëshira për tu hakmarrë ndaj familjes Gjini, dhe më konkretisht ndaj ish-policit, Preng Gjini, ka çuar në futjen në veprim të djemve të rinj të familjes Reçi, ndërsa baballarët e tyre kanë qëndruar të qetë në banesat respektive në Rrëshën.

Dhe kjo ka ndodhur 7 muaj nga vrasja makabre e Kastriot Reçit, dhe kjo familje ka kundërvepruar duke aktivizuar, djemtë e rinj të familjes.

Por futja në veprim i djemve, ka qenë një gafë, pasi sipas raportit njëri nga djemtë është identifikuar plotësisht nga policia dhe prokuroria e Tiranës, por çuditërisht në atë kohë dhe aktualisht në aksionin e SPAK, nuk veproi kush për ti ndaluar.

Alves Reçi, ka qenë pikërisht në vendin e ngjarjes, ku ka qëndruar në lokal “D….”, shumë pranë urrës së “Nisharakut”, dhe prej andej mësohet se është personi që ka aktivizuar lëndën shpërthyese.

Alves Reçi, ka qëndruar në lokal dhe i është prezantuar kamerierit si shtetas Italian, duke komunikuar me të në italisht. Alves Reçi, pas shpërthimit të makinës më pas është çuar nga tavolina, ka paguar lekët dhe gjatë këtij moment mësohet se e ka pyetur kamerierin se nga cila ana e qytetit binte “Rruga e Elbasanit”.

Mandej Alves Reçi, ka dalë nga lokali. E gjithë kjo skenë është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku Alves Reçi, shfaqet me pantallona treçerekëshe, me kapele në kokë, me flokë të gjata dhe në shpinë mbante, një çantë ngjyrë kafe.

Teksa ka dalë nga lokali ai ka qëndruar disa minuta në këmbë në trotuar duke vëzhguar situatën dhe menjëherë pas momentit të shpërthimit të fuqishëm Alves Reçi, ka filluar të lëvizë dhe mandej të vrapojë, duke u larguar me shpejtësi.

Një seri filmimesh të sekuestruara nga policia kriminale e Tiranës, tregojnë qartazi se njëri nga nipat e familjes Reçi, Alves Reçi vrapon drejt rrugës “Gjergj Fishta” në drejtim të kryqëzimit “Vasil Shanto”.

Silueta e Alves Reçit, shfaqet deri në rrugën e Elbasanit, ku prej këndej ai është larguar me taksi në drejtimit të qytetit të Elbasanit dhe më pas shfaqet në pikën kufitare të “Qafë-Thanës”.

Pikërisht nga kjo pikë kufitare Alves Reçi ka dalë nga Shqipëria duke hyrë në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ka qenë në lupën e policisë, çuditërisht ai është lejuar të kalojë në Maqedoni.

Por pavarësisht se Alves Reçi, ka dalë nga Shqipëria, dy apo tre ditë pas datës 15 shtator 2020, çuditërisht ky person futet sërish në Shqipëri, duke përdorur sërish portën kufitare të “Qafë-Thanës”.

Sipas raportit për policinë, nuk ka asnjë dyshim që personi që vrapoi menjëherë pas shpërthimit, është pikërisht Alves Reçi, djali i vëllait të Kastriot Reçit.

Identifikimi i tij është kryer nga kamerat e sigurisë dhe nga disa burime operative në qytetin e Rrëshenit.

Veç familjes Reçi, e cila kishte konflikte gjakmarje me familjen Gjini në Rrëshen, për vrasjen e Preng Gjinit ishin aktivizuar dhe dy grupe kriminale si ai ku aderonte “Maneci” dhe vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, pasi sipas bisedave Preng Gjini frekuentonte shpesh Aleksandër Lahon alias “Rrumin”.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Gjini lëvizte me makinën e kushëririt të tij, Fatjon Dautaj. Dy kushërinjtë Dautaj dhe Gjini, janë mbajtur në vëzhgim për gati dy muaj e gjysëm, derisa në 15 shtator 2020 u realizua sulmi me tritol në qendër të Tiranës.

Policia një ditë pas ngjarjes, ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi.

Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pajisje DVR dhe një dron./Ora News

Previous Post

Vrasja e reperit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ende mister shkaqet e ngjarjes dhe vendndodhja e autorit

Next Post

Berisha: Ky regjim sundon me familjet mafioze të Rrajave, Ndokës, Bajrëve, Avdylëve, Troplinëve, Dervishëve, Xhafëve, Ballës, Çelëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

June 19, 2025
“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

June 19, 2025
“Përshëndes zysh Artën që nuk më ndahet”/ Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

“Përshëndes zysh Artën që nuk më ndahet”/ Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

June 19, 2025
“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

AKTUALITET

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

by Editor
June 19, 2025
0

TIRANË- Ajo që nuk pritej në këto ditë të nxehta qershori, në fakt ka ndodhur duke u dëgjuar si një rrufe...

Read moreDetails
“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

June 19, 2025
“Përshëndes zysh Artën që nuk më ndahet”/ Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

“Përshëndes zysh Artën që nuk më ndahet”/ Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

June 19, 2025
“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

June 19, 2025
Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

June 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

June 19, 2025
“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

June 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al