Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prapaskenat/ Lista e Kombëtares, si u bë Cikalleshi “kurban” dhe pse Uzuni nuk u grumbullua

Editor by Editor
May 28, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Prapaskenat/ Lista e Kombëtares, si u bë Cikalleshi “kurban” dhe pse Uzuni nuk u grumbullua
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë u çuditën dje, kur Sylvinho, në 27 emrat e publikuar për në përgatitjet e Europianit, nuk kishte përfshirë emra të rëndësishëm.

Askush nuk e priste mungesën e Sokol Cikalleshit, sulmuesit që udhëhoqi ekipin kombëtar si titullar në 7 nga 8 ndeshjet në grup, duke vrapuar, sakrifikuar, luftuar në çdo top dhe shënuar një gol të rëndësishëm nga penalltia me Moldavinë, barazim ky, që vulosi edhe kualifikimin në Europian.

Por, pse Cikalleshi mbeti jashtë? Kjo ndoshta është pyetja që bën çdo tifoz shqiptar, edhe pse mund të ketë paragjykime për shkak të moshës së tij (34 vjeç), në fushë sulmuesi ka dëshmuar të kundërtën dhe për aq minuta sa ka qëndruar në fushë, nuk është ndalur në asnjë moment.

“Panorama Sport” mëson se ka pasur një balotazh të fortë mes Rey Manajt dhe Armando Brojës për të qenë pjesë e listës. Por, lobimi i dy sulmuesve për të qenë pjesë e listës ka qenë shumë i fortë nga shumë faktorë dhe si pasojë e saj, është zgjedhur “e keqja më e vogël”, duke u nxjerrë jashtë listës se Europianit Sokol Cikalleshi.

Myrto mori pushimet para kohe, duke lënë ndeshjet e fundit me Granadën dhe për t’u rikuperuar plotësisht nga shqetësimi në tendinë, por dje mësoi se nuk është pjesë e listës së publikuar nga braziliani. Këtë sezon sulmuesi beratas ka shënuar 11 gola në La Liga, një shifër e konsiderueshme për një sulmues që luan për një ekip që ra nga kategoria.

Megjithatë, përshtatja në grupin e Sylvinhos që me mbërritjen e tij nuk ka qenë më e mira. Gjithmonë ka pasur disi pakënaqësi të pashprehura publikisht nga Uzuni, sidomos për lënien në stol me Çekinë dy herë dhe Moldavinë. Kjo është vënë re edhe nga trajneri nëpër grumbullime dhe mund të jetë një faktor që e ka penalizuar 28- vjeçarin./Panoramasport/

Previous Post

Kumar dhe kulla/ Rama i jep leje për 11.5 mijë metra katrorë ndërtim Dajlan Avdisë në rrugën Fortuzi

Next Post

Rudina Dembacaj ‘shpërthen’ ndaj produksionit, votova çdo ditë Julin

Next Post
Rudina Dembacaj ‘shpërthen’ ndaj produksionit, votova çdo ditë Julin

Rudina Dembacaj ‘shpërthen’ ndaj produksionit, votova çdo ditë Julin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al