Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkon Alfred Ballën me 9 vota pro

Editor by Editor
May 27, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
U përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkon Alfred Ballën me 9 vota pro
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga posti si krytar i këtij institucioni Alfred Ballën. Shkarkimi i tij u votua me 9 vota pro. 

Kjo mbledhje e cila nisi fillimisht në orën 11:00 të paradites, u shty pasi pati tensione mes nënkryetarit Tartar Bazaj dhe anëtares Nurihan Seiti, ku kjo e fudit pretendoi se procesi i votimit është në konflikt interesi. Vetë Balla nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme, nbdërsa përmes një shkresë drejtuar KLP sfidon vendimin e KPA për përjashtimin e tij me 15 vite nga drejtësia, duke thënë se nuk është i menjëhershëm dhe se ai është zgjedhur nga Kuvendi si përfaqësues i shoqërisë civile.

“Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare…Nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese?”, shkruan Balla.

Më 21 maj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi përjashtimin e tij me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë të KPK, që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Sipas vendimit të KPA, Balla s’ka të drejtë për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji.

Previous Post

Kush është Medon Berisha, risia e Sylvinhos për Euro 2024

Next Post

Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS pa votat e opozitës

Next Post

Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS pa votat e opozitës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al