Monday, March 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kapja e furgonit me kokainë në Portin e Durrësit, çfarë gjeti tjetër policia: Mijëra euro…

Editor by Editor
May 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Kapja e furgonit me kokainë në Portin e Durrësit, çfarë gjeti tjetër policia: Mijëra euro…
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka njoftuar se përpos pakove me kokainë të gjetura të fshehura në një furgon në portin e Durrësit, janë gjetur edhe gjëra të tjera.

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit.

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;

-M. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Previous Post

Përmbyset trajleri në Librazhd, zbardhen detajet paraprake

Next Post

‘Një katundar pa pretendime’, ja ku e sheh veten Rama pas 20 vitesh

Next Post
‘Një katundar pa pretendime’, ja ku e sheh veten Rama pas 20 vitesh

‘Një katundar pa pretendime’, ja ku e sheh veten Rama pas 20 vitesh

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj 'Zonjës së Vjetër'

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj ‘Zonjës së Vjetër’

March 1, 2026
Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

March 1, 2026
Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Sulmet e koordinuara të Izraelit ndaj Iranit/ Vdekja e ushtarëve amerikanë, Trump paralajmëron: SHBA do të marrë hak.

March 1, 2026
Starmerit i kërkohet të japë dorëheqjen pas publikimit të dosjes “Epstein”, ndërsa sulmet ndaj tij fillojnë edhe nga anëtarët e partisë për përfshirjen e disa zyrtarëve.

Britania konfirmon pranimin e kërkesës së SHBA për akses në bazat ushtarake, Starmer: Angazhimi im është të siguroj sigurinë e qytetarëve britanikë.

March 1, 2026
Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj 'Zonjës së Vjetër'
LAJME

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj ‘Zonjës së Vjetër’

by timoni.al
March 1, 2026
0

Java e 27 e Serie A solli një ndeshje emocionuese mes Romës dhe Juventusit në Olimpico, e cila përfundoi me...

Read moreDetails
Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

March 1, 2026
Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Sulmet e koordinuara të Izraelit ndaj Iranit/ Vdekja e ushtarëve amerikanë, Trump paralajmëron: SHBA do të marrë hak.

March 1, 2026
Starmerit i kërkohet të japë dorëheqjen pas publikimit të dosjes “Epstein”, ndërsa sulmet ndaj tij fillojnë edhe nga anëtarët e partisë për përfshirjen e disa zyrtarëve.

Britania konfirmon pranimin e kërkesës së SHBA për akses në bazat ushtarake, Starmer: Angazhimi im është të siguroj sigurinë e qytetarëve britanikë.

March 1, 2026
Starmerit i kërkohet të japë dorëheqjen pas publikimit të dosjes “Epstein”, ndërsa sulmet ndaj tij fillojnë edhe nga anëtarët e partisë për përfshirjen e disa zyrtarëve.

Britania miraton kërkesën e SHBA për akses në bazat ushtarake, Starmer: Përgjegjësia ime është të siguroj mbrojtjen e jetëve të qytetarëve britanikë.

March 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj 'Zonjës së Vjetër'

Serie A: Ndeshje emocionuese në Olimpico, Juventus shpëton nga humbja ndaj Romës në minutat e fundit, ndërsa verdhekuqtë ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj ‘Zonjës së Vjetër’

March 1, 2026
Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

Protesta dhe festime globale pas sulmeve në Iran, 23 viktima në Pakistan, përleshje afër konsullatës amerikane.

March 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al