Monday, March 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’jam peng i askujt”, kreu i SPAK raporton në Kuvend për Berishën, inceneratorët dhe krimin e organizuar

Editor by Editor
May 22, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“S’jam peng i askujt”, kreu i SPAK raporton në Kuvend për Berishën, inceneratorët dhe krimin e organizuar
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prerazi, kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj JO, aludimeve të deputetit Flamur Noka se është i ndikuar nga politika. Sipas ligjvënësit Prokuroria Speciale ka shkelur kushtetutën në rastin “Berisha”.

“Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023. Jam prokuror nuk jam drejtues. Me këtë funksion e lidh veten time. Politika nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. 0 shanse në punë time dhe të kolegeve të mi. Ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshme nga sistemi gjyqësor. Drejtësia nuk i mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt”, tha Dumani.

Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, Dumani tha se është e rëndësishme që të rishikohet ligji për lejimin e kontrollit të banesave të deputetëve.

 “Nuk mund të ngopim orekset politike apo mediatike, ka rëndësi prova. Pak kërkesa kemi për imunitetin…  ne nuk i kemi duart e lidhura për të hetuar një person që ka imunitet, momenti tjetër është heqja e imunitetit…. kërkesa mund të jetë heqja e imunitetit për koontrollet… se që të faktosh, duhet të kontrollosh…”, tha Dumani.

 Lidhur me operacionin “Revanshi” , ku u firmosën 50 fletëarreste, Noka u shpreh i bindur se ai është dekonspiruar.

“Lezha ziente e gjithë se do shkonit të kontrollonit banesën e Arben Ndokës”, u shpreh  Noka.

 “Si mund të shkosh kaq larg sa të aludosh se prokurorët që hetuan ccështjen të nxjerrin sekretin. Është fyese, denigruese, të denigrosh hetimet që kemi punuar me mish e me gjak 8 me 8. Nuk më akuzon mua policia, ska shanse. Ti e ke me të dëgjuar unë kam prova”, tha Dumani.

Megjithatë, Dumani nuk e la jashtë zhgënjimin me disa zyrtarë policore të shtetit që janë vënë pas hekurave ose shpallur në kërkim.

“Na kanë rezultuar drejtues të lartë të policisë së shtetit të lidhur me krimin, është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar”, tha Dumani.

Sa i takon fragmentarizmit të dosjes së inceneratorëve, Dumani përgjigjet:

 “Ka nisur që në 2020, unë isha prokuror, pjesa e posaçme e krimit të organizuar. Hetimi vazhdon dhe është në fazën më dinamike të tij. Bonusi 8 % është nën hetim. Nuk jap vlerësim, vetëm në fund, kur ngrijmë apo në pushojmë një akuzë”, tha Dumani.

Gjatë vitit 2023 SPAK ngriu 41 milionë euro pasuri të ardhura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Tregjet kriminale në Shqipëri paraqesin situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare, grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Në Fushë-Krujë është i pranishëm tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese si dhe makinat e vjedhura të cilat pastaj përdoren në ngjarje kriminale”, u shpreh Dumani.

Me perfeksionimin e punës së organizatave kriminale, ata kanë gjetur edhe mekanizmat për pastrimin e parave sidomos përmes bankave.

“Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë.  Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane.

Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, tha Dumani.

Drejtuesi i SPAK tha se në janar të vitit tjetër, që është edhe vit zgjedhor pritet të dalin me një strategji konkrete që do të shmangë kryerjen e këtyre krimeve.

Previous Post

A ka ndërhyrë Greqia tek dosja Beleri? Dumani: Nuk ka shanse

Next Post

Çfarë po ndodh në Britani, pse Cameron nxitoi të kthehej me urgjencë në ishull?

Next Post
Çfarë po ndodh në Britani, pse Cameron nxitoi të kthehej me urgjencë në ishull?

Çfarë po ndodh në Britani, pse Cameron nxitoi të kthehej me urgjencë në ishull?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Zinedine Zidane këmbëngul, arrin një marrëveshje gojore me Federatën Franceze të Futbollit.

Zinedine Zidane këmbëngul, arrin një marrëveshje gojore me Federatën Franceze të Futbollit.

March 23, 2026
Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi me një 'prekje të thjeshtë në jetë'.

Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi me një ‘prekje të thjeshtë në jetë’.

March 23, 2026
Pep Guardiola dhe përqafimi emocionues pas fitores me Manchester City; vajza e tij, Maria, e takon në fushë.

Pep Guardiola dhe përqafimi emocionues pas fitores me Manchester City; vajza e tij, Maria, e takon në fushë.

March 23, 2026
“Një ditë nga burgu më erdhi dhe më tha se i kërkuan të firmosë për të mos vrare Fatmir Xhafajn”, thotë Berisha, duke zbuluar detaje të prapaskenës me Salianjin: "I thashë, ti je një i burgosur politik dhe…”.

“Një ditë nga burgu më erdhi dhe më tha se i kërkuan të firmosë për të mos vrare Fatmir Xhafajn”, thotë Berisha, duke zbuluar detaje të prapaskenës me Salianjin: “I thashë, ti je një i burgosur politik dhe…”.

March 23, 2026
Zinedine Zidane këmbëngul, arrin një marrëveshje gojore me Federatën Franceze të Futbollit.
Lajmi Fundit

Zinedine Zidane këmbëngul, arrin një marrëveshje gojore me Federatën Franceze të Futbollit.

by timoni.al
March 23, 2026
0

Pas Botërorit të këtij viti, Zinedine Zidane pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze të futbollit. Sipas raportimeve nga e...

Read moreDetails
Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi me një 'prekje të thjeshtë në jetë'.

Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi me një ‘prekje të thjeshtë në jetë’.

March 23, 2026
Pep Guardiola dhe përqafimi emocionues pas fitores me Manchester City; vajza e tij, Maria, e takon në fushë.

Pep Guardiola dhe përqafimi emocionues pas fitores me Manchester City; vajza e tij, Maria, e takon në fushë.

March 23, 2026
“Një ditë nga burgu më erdhi dhe më tha se i kërkuan të firmosë për të mos vrare Fatmir Xhafajn”, thotë Berisha, duke zbuluar detaje të prapaskenës me Salianjin: "I thashë, ti je një i burgosur politik dhe…”.

“Një ditë nga burgu më erdhi dhe më tha se i kërkuan të firmosë për të mos vrare Fatmir Xhafajn”, thotë Berisha, duke zbuluar detaje të prapaskenës me Salianjin: “I thashë, ti je një i burgosur politik dhe…”.

March 23, 2026
Pas disa minutash nga deklaratat e Trump për ndaljen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Izraeli godet objektiva në qendër të Teheranit.

Pas disa minutash nga deklaratat e Trump për ndaljen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Izraeli godet objektiva në qendër të Teheranit.

March 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zinedine Zidane këmbëngul, arrin një marrëveshje gojore me Federatën Franceze të Futbollit.

Zinedine Zidane këmbëngul, arrin një marrëveshje gojore me Federatën Franceze të Futbollit.

March 23, 2026
Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi me një 'prekje të thjeshtë në jetë'.

Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi me një ‘prekje të thjeshtë në jetë’.

March 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al