Tuesday, November 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmon kunata: Takimi dhe biseda e fundit me Almën para tragjedisë

Editor by Editor
May 14, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Dëshmon kunata: Takimi dhe biseda e fundit me Almën para tragjedisë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe bisedën e zhvilluar mes tyre.

Valentina Arrazi mes lotësh e një dëshpërim të madh ka rrëfyer se si rreth orës 17:30 sëbashku me kunatën e saj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia për të pirë një kafe, gjë që e praktikonin shpesh mes tyre pasi kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Kunata ka treguar edhe fjalët e fundit të Almës ndërsa ka sqaruar edhe momentin e ndarjes me të dhe telefonatën që Valentina bën pasi shkëputet nga 39-vjeçarja në mjediset e jashtme të lokalit, moment që është komentuar shumë.

“Dolëm për të pirë një kafe sëbashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë sëbashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.

Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market, por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanim dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj.

Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”, tha ajo. Valentina Arrazi tregon se kunata e saj ishte larguar edhe para afro një muaji te familja e saj për shkak të debateve me Erdgysin dhe se nuk dyshoi kur ajo i tha se do ta merrte i vëllai dhe se ka qenë vetë 39-vjeçarja që i ka kërkuar bashkëshortit të saj që të shkonte e ta merrte, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe motra e Alma Arrazit, Genta Bushati.

“Para një muaji Alma kishte qenë tek familja e saj në Durrës për shkak të debateve që mund të kenë pasur. Pavarësisht situatës, Alma i ka kërkuar Edgysit që të shkonte e ta merrte dhe se ia kishte falur faktin që ishte njohur me një vajzë tjetër me shpresën se ai do ta linte atë për të vijuar me familjen e tij.

Erdgysi ka shkuar dhe e ka marrë duke qenë se ajo e kishte kërkuar. Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri. Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë, por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai”.

Fakti që Alma ka qenë përpara një muaji tek familja dhe se ajo vetë ka kërkuar të rikthehej e ka konfirmuar për prokurorinë edhe motra e 39-vjeçares Genta Bushati. Valentina Arrazi ka sqaruar edhe momentin kur ajo merr telefonin në dorë sapo ndahet nga kunata e saj. “Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi.

Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi”, tha ajo. Kjo bisedë mes Valentinës dhe bashkëshortit të saj është verifikuar nga prokuroria dhe dëshmia rezulton e saktë duke hedhur poshtë aludime të tjera. Kunata e 39-vjeçares tregon se pas afro dy orësh pasi kanë komunikuar edhe me motrën e Almës e cila ka konfirmuar se nuk kishte shkuar në Durrës siç kishte deklaruar në kafe, e gjithë familja Arrazi ka dalë për ta kërkuar nëpër Shkodër se ku mund të ishte.

“Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve”, shtoi ajo.

Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares që u mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj vijon të jetë në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. 31-vjeçari është i dyshuar nga prokuroria për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” e cila dyshohet se ka ardhur nga veprimet dhe dhuna psikologjike e tij ndaj bashkëshortes. Motra e Alma Arrazit ka akuzar bashkëshortin e saj për dhunë psikologjike që ka vijuar prej vitesh dhe së fundmi situata mes tyre është tensionuar edhe më shumë kjo edhe për shkak të një lidhje me një vajzë 17-vjeçare e cila e ka pranuar marrëdhënien me Erdgysin pasi është marrë në pyetje.

Erdgys Arrazi i ka mohuar këto akuza ashtu siç edhe familja Arrazi i hedh poshtë. Prokuroria është duke pritur edhe përgjigjet e ekspertizës për bisedat telefonike mes 31-vjeçarit dhe Alma Arrazit dhe mesazhet që mund të kenë shkëmbyer gjatë gjithë kësaj kohe ndërsa priten edhe përgjigjet nga ekspertët toksikologjik për të vërtetuar nëse 39-vjeçarja dhe fëmijët e saj mund të kenë konsumuar medikamente të ndryshme në momentet e fundit ndërsa vijojnë hetimet e thelluara për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë./ BW

Previous Post

Pjesë e “Shqiponjave” prej dy vitesh dhe i martuar 1 muaj më parë, nesër i jepet lamtumira e fundit efektivit Novruz Cenalia

Next Post

Fëmijët në Kharkiv shkojnë për herë të parë në shkollë nëntokësore në Ukrainë

Next Post
Del harta/ Deri ku janë futur trupat ruse në Ukrainë

Fëmijët në Kharkiv shkojnë për herë të parë në shkollë nëntokësore në Ukrainë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kosovë-Zvicër në direkte: Festë e madhe në Prishtinë, Muslija gjen barazimin me një gol fantastik (Video)

Kosova përfundon me sukses fushatën kualifikuese, “Dardanët” barazojnë Zvicrën në Prishtinë dhe synojnë play off-in.

November 18, 2025

Kate Middleton jep fjalimin e saj të parë publik pas dy vitesh: Dashuria është lidhja e parë dhe më e rëndësishmja.

Kate Middleton jep fjalimin e saj të parë publik pas dy vitesh: Dashuria është lidhja e parë dhe më e rëndësishmja.

November 18, 2025
Djali i portierit legjendar italian vazhdon të shkëlqejë; një tregolësh tjetër me ekipin U19 të Çekisë.

AKTUALITET

Kosova përfundon me sukses fushatën kualifikuese, “Dardanët” barazojnë Zvicrën në Prishtinë dhe synojnë play off-in.

by timoni.al
November 18, 2025
0

Kosova përfundoi fushatën e saj kualifikuese për Botërorin 2026 me një barazim 1-1 përballë Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo...

Read moreDetails
Kosovë-Zvicër në direkte: Festë e madhe në Prishtinë, Muslija gjen barazimin me një gol fantastik (Video)

Kosovë-Zvicër në direkte: Festë e madhe në Prishtinë, Muslija gjen barazimin me një gol fantastik (Video)

November 18, 2025
Kate Middleton jep fjalimin e saj të parë publik pas dy vitesh: Dashuria është lidhja e parë dhe më e rëndësishmja.

Kate Middleton jep fjalimin e saj të parë publik pas dy vitesh: Dashuria është lidhja e parë dhe më e rëndësishmja.

November 18, 2025
Djali i portierit legjendar italian vazhdon të shkëlqejë; një tregolësh tjetër me ekipin U19 të Çekisë.

Djali i portierit legjendar italian vazhdon të shkëlqejë; një tregolësh tjetër me ekipin U19 të Çekisë.

November 18, 2025
Kosovë-Zvicër: Pjesa e dytë fillon, “Dardanët” në huntë për të shënuar.

Kosovë-Zvicër: Pjesa e dytë fillon, “Dardanët” në huntë për të shënuar.

November 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kosovë-Zvicër në direkte: Festë e madhe në Prishtinë, Muslija gjen barazimin me një gol fantastik (Video)

Kosova përfundon me sukses fushatën kualifikuese, “Dardanët” barazojnë Zvicrën në Prishtinë dhe synojnë play off-in.

November 18, 2025
Kosovë-Zvicër në direkte: Festë e madhe në Prishtinë, Muslija gjen barazimin me një gol fantastik (Video)

Kosovë-Zvicër në direkte: Festë e madhe në Prishtinë, Muslija gjen barazimin me një gol fantastik (Video)

November 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al