Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet TERSI i “Eurovision 2024”

Editor by Editor
May 10, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Zbulohet TERSI i “Eurovision 2024”
0
SHARES
1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Eurosong-u i kohëve moderne nuk është ndonjë ngjarje muzikore që shquhet për cilësi vokale apo këngë që i mbeten historisë. ESC është një festë e madhe europiane që ka vite që është kthyer në një paradë queer. Por për hir të traditës, ky festival vazhdon të mbijetojë që prej 1956-ës.

Në vitin 2004, Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në konkurrim me Anjeza Shahinin. Ajo po që ishte festë! Kohë të tjera pritshmëri të tjera, shpresa të sinqerta.

Vit pas viti, në ESC na kanë përfaqësuar këngëtarë të dalë nga Festivali i Këngës në Radio Televizion. Çdo vit ka pasur pëlqime e kontestime për fituesit. E megjithatë, shqiptarët kanë qenë gjithnjë solidarë për këngëtarin apo grupin që na ka përfaqësuar.

Deri këtu dua të jem politikisht korrekte.

Publiku i Diasporës voton, por në finale shkojnë gjithmonë ata që bëjnë diferencën, sipas kritereve të festivalit. Personalisht për mua, performancat më të mira në vite kanë qenë vetëm dy: Rona Nishliu dhe Eugent Bushpepa. Nuk ka qenë meritë e RTSH-së, ka qenë totalisht meritë e artistëve.

Por tani, le të kthehemi në absurdistanin që inauguroi me dorën e vet Hudini i RTSH-së, Katallani i zi me këpucë farmacie.

2024-a ishte një vit ters për Eurovizionin e shqiptarëve. Shqipëria u përfaqësua nga një artiste që doli fituese e “Fest 62”, festivali më i dështuar në të gjitha aspektet. Me një formulë të kopjuar nga “Fest 61”, Alfredo i Madhërishëm vendos që mes dy fituesve, Tarzanit dhe Sheherazades, të çojë në ESC këtë të fundit. Pasi boshatisi gjithë arkën e RTSH-së, me preventiva ku mungonte vetëm antidjersa për stafin, Alfredo fjeti i bindur që ky ishte festivali më i madh digjital i realizuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Bindjen e konfirmoi me mënyrën se si ia serviri publikut në burimet e tij anemike të PR-it.

Por gjella e mirë nuk bëhet me përbërës të skaduar Alfredo! Kënga e dobët, teksti i dobët, mungesa e originalitetit, e të tjera probleme si këto, nuk të çojnë përveçse në një përfaqësim sa për procedurë.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipërisë nuk i ecën në përfaqësime ndërkombëtare. Por ky vit ishte ndryshe, sepse këtë vit, dështimi nuk ishte eksluzivisht i artistëve. Artistët kanë mjaftueshëm sfida në tregun e tallavasë. DËSHTIMI ËSHTË EKSLUZIVISHT I YTI ALFREDO!

Ti je tersi, magjia e zezë! Ti e kthen në pleh barin ku shkel.

Me gjithë respektin për artistët tanë që na përfaqësuan, më vjen mirë që nuk kaluam në finale vetëm sepse promovuesi i këtij Eurovizioni je TI! Universi të përgjigjet me goditje nga më të papriturat caro Alfredo!

E imagjinoj nëse do shkonim në finale, si do hapeshe nëpër portalet e tua, duke marrë meritat për mënyrën si këndove, si performove dhe si fitove TI.

Më thanë që je mërzitur shumë. Po bën kontrolle nëpër zyra për të nxjerrë gjithë frustrimin e humbjes. Seriozisht Alfi?

Por humbja është pjesë e jetës Alfredo! Duhet të fillosh të mësohesh me të! Ndonjëherë mëson më shumë nga HUMBJA sesa nga FITORJA!

Post Scriptum: Më thanë se bashkë me artistët në garë, ke dërguar në Malmö me lekët tona edhe delegacionin tënd queer. Për të gjithë fansat, ky delegacion përfaqësohej nga Kryetari i Bordit të Administrimit, një narcos i kërkuar nga FBI dhe nga anëtarët më të spikatur në lëmin muzikor të Këshillit të Murgjve: Tulipani, Angjelini, Ngadhnjimi dhe Pellazgu. Të gjithë së bashku, kanë përshëndetur performancën e këngës sonë përfaqësuese me flamuj e shirita me ngjyra. Mësohet se gjatë tundjes së flamurit, njërit prej anëtarëve iu thye shkopi i flamurit. Gabim Alfredo! Të kishe çuar Havanën, se ajo e tund mirë!

Vijon…

Previous Post

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision

Next Post

Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Joana Duron

Next Post
Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Joana Duron

Akuzohet për korrupsion, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Joana Duron

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?
LAJME

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

by timoni.al
September 26, 2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar një valë reagimesh gjatë paraqitjes së tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të...

Read moreDetails
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025
Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

Vdekja e dhimbshme e vëllait të ri të Gjestit, detaje të reja rreth aksidentit të rëndë, shoku i tij në gjendje të rëndë.

September 26, 2025
Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

Zyrtare: “France Football” publikon renditjen e plotë, Dembele në krye, Yamal i dyti me diferencë të madhe.

September 26, 2025
Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

Ronaldo i jep mësim Benzemas, skuadra e portugezit merr një tjetër fitore dhe udhëheq kampionatin me pikë maksimale.

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025
“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

“Për Shqiptarët”/ Roani i vogël niset për në spitalin italian, realizon dy operacione për tumorin në kokë.

September 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al