Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardhi nxjerr “bllof” Bashën, lexon përgjigjen zyrtare të Dumanit: Asnjë subjekt i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia

Editor by Editor
May 9, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Bardhi nxjerr “bllof” Bashën, lexon përgjigjen zyrtare të Dumanit: Asnjë subjekt i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazment Bardhi ka rrëzuar pretendimet e kreut të PD, Lulzim Basha, se nga ligji për Amnistinë kanë përfituar persona të dënuar nga GJKKO.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi thekson se ata që nuk duan të bëjnë opozitë reale vijnë me thashetheme gazetash, ndërsa ata që bëjnë realisht opozitë i janë drejtuar institucioneve.

Bardhi shpjegoi se në përgjigjen që është dhënë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, theksohet se asnjë subjekt i posaçëm nga SPAK nuk ka përfunduar nga Amnistia.

Sipas tij asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.

Pjesë nga fjalimi i Bardhit:

I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion.

Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falënderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mëngjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi diçka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjeshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

1.Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.

2.Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.

3.Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.

4.Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.

5.Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

6.Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.

Previous Post

Nëna surrogato? Meta: Gjaku i shqiptarit nuk është bërë ujë!

Next Post

U paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Baton Haxhiu del nga SPAK: Intervistova një hetues!

Next Post
U paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Baton Haxhiu del nga SPAK: Intervistova një hetues!

U paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Baton Haxhiu del nga SPAK: Intervistova një hetues!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al