Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alfredo i madh i Ozit dhe kuadrot e “epokës digjitale”

Editor by Editor
May 8, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Alfredo i madh i Ozit dhe kuadrot e “epokës digjitale”
0
SHARES
406
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Kam filluar të mendoj kthjellët. Ditë pas dite, vokacionit tënd për ta bërë RTSH-në të madhe, i shtohet bindja ime se ti po e zmadhon në nivelet e ngrohjes globale.

Krahas inflacionit të halleve, ti po u ofron shqiptarëve një mundësi të shkëlqyer për të parë me vetëm 100 Lekë në muaj një buqetë kanalesh që do na e kish zili edhe Burundi.

Në 1 vit, ke bërë atë që s’e ka bërë asnjë drejtues më parë në histori: e shndërrove televizionin nga shqiptar në indian. 7 mijë emisione, 5 mijë prezantues, 4 mijë kushërinj, 2 mijë komshinj, 500 velina, 200 skllevër, 100 ahengxhinj… dhe ndalomëni, se më ngeli chilli në fyt.

E ke shtuar aq shumë demografinë e Sanatoriumit sa nuk të dalin më as këmishat e forcës.

Në oazin tënd bollivudian parakalojnë figurat më ekzotike në planet; nuk i kemi parë as në rrëfimet aluçinante të Lewis Caroll-it (ai të paktën ishte nën efektin e opiumit). Kuaj pa gojë, mbretëresha pa fron, maçokë pa bisht, Kalimero e Çipmanksa pa diplomë, lepurusha pa orë, e të tjerë personazhe si këto, i gjen vetëm në ratatujën me emrin RTSH.

Mes hungërimave, pëllitjeve e mjaullitjeve, të gjithë këta kuadrot më lart, me Magjistarin Oz në krye (personazh nga një planet tjetër digjital) kanë ndërtuar një workflow që ç’të të them. Ata që e jetojnë nga brenda këtë tragji-komedi thonë që eshtë si të shohësh “The Office” pa abonim (është sitcom, po mos e hap trailer-in, se nuk do kuptosh asgjë).

Për të rifreskuar kujtesën e atyre që kanë humbur epiaodet tona të Sarasvatiçandrës, le t’ju njohim me disa nga profilet e kuadrove më të spikatur të planetit digjital të Ozit të madhërishëm. I kam bërë me skeda, se më thanë janë shumë kollaj për t’u lexuar në “timon” (Havana u na na, mos lexo, se ti nuk je).

DREJTUESJA E NJËSISË SË PROGRAMEVE
Emri: Borëbardha
Mosha: 12, por ngjan si 52
Arsimi: 9-vjeçar
Statusi: #singleosedohidhem
Horoskopi: kuçedra
Hobi: merimangat, zvarranikët
Moto: “Gjatësia është për luzerat”

DREJTORI I PRODHIMIT
Emri: Fik Deti
Mosha: Prehistorik
Arsimi: Instituti i Fizkulturës
Statusi: Gjak blu
Horoskopi: Kërriçi
Hobi: Excel-i, gjithçka që lidhet me shkencat
Moto: “Nuk kam motorr”

DREJTORI TEKNIK
Emri: DJ Tedi (Bear)
Mosha: Digjitale
Arsimi: Julliard School
Statusi: Bën dasma vetëm për të tjerët
Horoskopi: Kanarina
Hobi: Të shkruajë statuse anglisht
Moto: “Big people më frymëzojnë. Më japin shumë konfidenc'”. Nas – Reper amerikan.

DREJTORESHA E PROMOCIONIT & SHITJEVE
Emri: Almita
Mosha: e pjekurisë
Arsimi: Ozit nuk i hyn në punë
Statusi: ish-asistente e Ozit, sot drejtoreshë marketingu
Horoskopi: Kameleoni
Hobi: të punojë njëkohësisht në shtet dhe privat pa u kuptuar
Moto: “Unë nuk të shes”.

DREJTORESHA E BURIMEVE NJERËZORE
Emri: Afrimesha Agallesha
Mosha: Menopauzë
Arsimi: Gjermani
Statusi: E martuar me Fyrherin
Horoskopi: Dosa
Hobi: Të krifet te grimi i RTSH-së
Moto: “Peza for President!”/ “Ein Volk, ein Reich, ein Führer”.

Post Scriptum: Alfredo, skedën tënde do e bëj në qershor 2028.

VIJON…

Previous Post

FOTO/ Ekzekutimi i modeles nga mafia në restorant, zbulohet postimi në Instagram që e tradhtoi!

Next Post

Tragjedia e Shkodrës/ Alma Arrazi do prehet në Durrës pranë varrit të nënës

Next Post
Tragjedia e Shkodrës/ Alma Arrazi do prehet në Durrës pranë varrit të nënës

Tragjedia e Shkodrës/ Alma Arrazi do prehet në Durrës pranë varrit të nënës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al