Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Epilogu i një tragjedie, 3 fëmijë të vdekur bashkë me nënën: Si u gjetën viktimat në ujërat e ftohta të Bunës

Editor by Editor
May 7, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Epilogu i një tragjedie, 3 fëmijë të vdekur bashkë me nënën: Si u gjetën viktimat në ujërat e ftohta të Bunës
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alma Arrazi dhe 3 femijet e saj, dyshohet se jane vetembytur ne lumin Buna

Tragjedia me 4 viktima në Shkodër, nga tradhtia te akuzat për dhunë, si u vetëflijua Alma Arrazi bashkë me fëmijët e mitur

Një ngjarje tronditëse ndodhi në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët e saj të mitur.

Ndërkohë, bashkëshorti i Almës, Erdgys Arrazi u arrestua pas ngjarjes me dyshimet e dhunës në familje dhe shkaktimit të vetëvrasjes.

https://youtube.com/watch?v=OiipNBIsIes%3Fversion%3D3%26rel%3D1%26showsearch%3D0%26showinfo%3D1%26iv_load_policy%3D1%26fs%3D1%26hl%3Den-US%26autohide%3D2%26wmode%3Dtransparent

Gjykata e Shkodrës e la sot në burg 31-vjeçarin, i cili i ka mohuar akuzat.

Po ashtu edhe familja e tij ka mohuar që Erdgysi ta ketë dhunuar bashkëshorten e po ashtu kanë mohuar që ai ta ketë tradhtuar.

Si filloi tragjedia:

Erdgys Arrazi të shtunën e 4 majit denoncoi në polici zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve. Policia e Shkodrës, menjëherë pas marrjes së denoncimit, u vu në lëvizje për të gjetur 4 pjesëtarët e familjes Arrazi. Nga aty merr fill tragjedia me katër viktima, 3 prej të cilëve fëmijët e mitur të çiftit.

Gjetja e trupit të 9-vjeçares.

Ajo që ngriti dyshimet se Alma Arrazi dhe fëmijët ishin vetëvrarë, ishte gjetja e trupit të vajzës 9-vjeçare.

Safet Hasani ishte peshkatari nga Darragjati në Shkodër, i cili në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë. I shokuar nga ajo pamje, peshkatari tha se iu lut Zotit që kufoma e vajzës 9-vjeçare që u gjet nga ai e mbytur të ishte një kukull dhe jo njeri.

Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares Ergesa Arrazi, njëra prej tre fëmijëve që u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi.

Pasi u gjet trupi familjarët e Erdgys Arrazit bënë funeralin e të miturës, teksa i ati i saj nuk u lejua të merrte pjesë në varrim.

Para trupit të pajetë të së bijës në morg, Erdgys Arrazi kishte reaguar i ftohtë.

Gjetja e trupit të vajzës tjetër:

Ditën e djeshme, 6 maj, u gjet edhe trupi i vajzës tjetër, 8 vjeçe. Lajmin e dha ministri Taulant Balla, i cili ishte në Shkodër.

https://youtube.com/watch?v=QZT3WtVeoIw%3Fversion%3D3%26rel%3D1%26showsearch%3D0%26showinfo%3D1%26iv_load_policy%3D1%26fs%3D1%26hl%3Den-US%26autohide%3D2%26wmode%3Dtransparent

“Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik”, tha Balla.

Gjendet trupi i 3-vjeçarit

Ditën e sotme, 7 maj, policia gjeti edhe trupin e fëmijës tjetër, djalit 3 vjeç. Ai u gjet në njësinë Ana e Malit, i spostuar nga rrjedha, gjatë kërkimeve intensive të forcave të shumta policie që janë në zonë.

https://youtube.com/watch?v=Fuvuy1NKWA4%3Fversion%3D3%26rel%3D1%26showsearch%3D0%26showinfo%3D1%26iv_load_policy%3D1%26fs%3D1%26hl%3Den-US%26autohide%3D2%26wmode%3Dtransparent

“Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja nga polumbarët e RENEA-s, e trupit të pajetë të djalit të mitur 3-vjeçar, në lumin Buna, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë”, njoftoi policia.

Gjendet trupi i nënës:

Po ashtu ditën e sotme u gjet edhe trupi i Alma Arrazit. Trupi i 39-vjeçares është  gjetur në Pentar. Që do të thotë se  trupi i Almës është gjetur në largë se sa trupat e fëmijëve. Trupi i 39-vjeçares u gjet  gati pa dalë në Adriatik.

Deklaratat e familjarëve:

Familjarët e Erdgys Arrazit kanë mohuar në mënyrë kategorike që djali i tyre të ketë ushtruar dhunë ndaj nuses dhe tre fëmijëve të tyre. Duke folur për mediat, ata pranojnë se çifti ka patur probleme, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se nusja mund të shkonte deri te ky veprim ekstrem. Erdgysi sipas tyre, i kishte fëmijët pikë të dobët dhe punonte për t’iu siguruar atyre një jetë më të mirë dhe një arsimim privat.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, u shprehën familjarët.

Ndërkohë, familjarët e së ndjerës pohojnë të kundërtën, duke treguar se Erdgysi e dhunonte dhe tradhtonte 39-vjeçaren.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, ka deklaruar babai i 39-vjeçares.

Momentet e fundit të Alma Arrazit:

Para se të kryente aktin e rëndë, Alma Arrazi ishte takuar me kunatën e saj, të cilës i ka thënë se do të shkonte disa ditë te vëllai të qetësohej.

“Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, Shkodër, ku dallohet momenti që shtetasja A.A. del me kunatën e saj. Më pas, duket shtetasja A.A. së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perendimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024”, njoftoi prokuroria.

Previous Post

Shkodër: gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Next Post

BE miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin, reagon Rama: Moment historik, vrull i ri për procesin e zgjerimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al