Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

RTSH në kohën e Dik-ut

Editor by Editor
May 7, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
RTSH në kohën e Dik-ut
0
SHARES
663
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: No.Lo

As në ëndrrat më të guximshme, Dik Daci nuk do të kish mundur ta fantazonte (si njeri me dell), se do të vinte një ditë dhe do të bëhej Drejtor i rëndësishëm në RTSH. Në atë ekran, që e shihnin fshatçe në vogëli, në lartësitë e Peshkopisë.

Por mrekullitë ndodhkan. Sot Dik Daci (jo Sadik) është drejtor i Prodhimit në RTSH. Meritat e tij i njeh vetëm kreu i dikëzimit të këtij Institucioni, Alfred Peza. Sepse Diku nuk kaloi asnjë konkurs për të qenë më parë shefi i shoferave në RTSH, para se të merrte postin e rëndësishëm të Drejtorit të Prodhimit.

Edhe këtu për kriter i shërbyen barcaletat e ngritura për të nga shoferët, që gjetën dhe një objektiv për të thyer “burgosjen” në oborrin e bredshëm. Sepse për te dalë jashtë për ajrosje të gjithë punonjësit, përfshi edhe gazetarët, duhet te shkruajnë emrin te dezhurni, ca gra te hutuara nga presioni i juntës kapterriane që në çdo moment i detyrojnë njerezit të nënshkruajnë burgosjen e tyre, kur shkruajnë orën e daljes, arsyen dhe kthimin në ca letra katrahurë, si të jenë në burgun e Peqinit.


Problemi nuk është Diku i vogël në fakt. Se thonë që ai është vendosur aty për humor në një kohë të dikëzuar. Problemi është Diku i madh, Alfred Peza, që guxon të vendosë në një vend kyç të RTSH, njerëz që rastësisht i bie rruga andej. Në fakt këtë e ka bërë gjithë këto kohë, me emerime e komandime, krejt pa kritere në poste kyçe. Ai është arkitekti kryesor i dikëzimit të RTSH.

E pastaj, nën shembullin e Dikut të Madh, dikëzimi vazhdon më poshtë. Ka filluar punë dhe vëllai i Dikut. Madje thonë se të dy vijnë nga Paskuqani me një makinë të RTSH.

Nga ana tjetër dikëzimi vijon dhe në proceset e tjera të punës, çka ka detyruar dorëheqjen e profesionistëve dhe më keq akoma, edhe të 6 drejtorëve, që i solli vetë Diku i Madh, Peza. Në një moment ata shkundën kryet dhe e kuptuan që po dikëzoheshin papritur.

Aq e rëndë është gjendja, saqë edhe një Drejtor i ri Juridik, që tentoi të zëvendësojë Enkelejd Lamajn e dorëhequr, iku me vrap nga kish ardhur, vetëm dy ditë pasi kish hyrë në zyrë.
RTSH po jeton në kohën e Dikut.

Pas vitesh, padyshim që kjo do përbëjë një material të tmerrshëm për të qeshur, por për momentin është fakt. Presione alla kapanon, mungesë totale profesionalizmi, delire fshatareske dhe mohim i vlerave të vërteta.
RTSH po dikëzohet! Shpëtojeni!

Previous Post

11 vite në pushtet, Rama kritikon akoma qeverisjen e Berishës dhe Metës: Krimi kishte fituar qetësi…

Next Post

Gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna, kërkimet për trupin e nënës ende vijojnë

Next Post
Gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna, kërkimet për trupin e nënës ende vijojnë

Gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna, kërkimet për trupin e nënës ende vijojnë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al